“Isa Mustafa në prapaskenë”

Politika

“Isa Mustafa në prapaskenë”

Nga: A.M. Më: 13 mars 2021 Në ora: 15:05
Isa Mustafa

Njohësi i çështjeve politike Faton Mehmeti, mendon se Isa Mustafa vazhdon të ketë ndikim të madh në LDK.

“Nuk besoj se Isa ka hequr dorë nga LDK, Isa akoma vazhdon të ketë ndikim të madh në LDK. Për rrjedhojë po përgatit terrenin në mënyrë të fshehtë për të kontrolluar prapë partinë, tanimë nga prapaskena”, ka deklaruar ai.

Në fund, Mehemti ka potencuar se kandidatët e deritanishëm për liderin e LDK-së nuk kanë qenë kritikues të ish kryetarit Mustafa.

“Asnjëri nga kandidatët për kryetar nuk janë kritikues të Isës, të gjithë kanë qenë dhe janë në postet që mbajnë me direktiva të Isa Mustafës. Kjo është e mjaftueshme për të qenë të bindur në lojën nga prapaskena. Këta kandidatë aktualisht, pa përjashtim janë maska e Isa Mustafës, të tillët nuk prodhojnë ndryshim por vazhdim të kontrollit të partisë nga klani Isa Mustafës”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat