Mesazhi i Palmer për opozitën, vjen thirrja tjetër nga Amerika: Vjosa Osmani presidente, është vullneti i popullit

Politika

Mesazhi i Palmer për opozitën, vjen thirrja tjetër nga Amerika: Vjosa Osmani presidente, është vullneti i popullit

Nga: N. H Më: 13 mars 2021 Në ora: 16:58
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Mathew Palmer, ndihmës sekretar dhe përfaqësues special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, rreth votimit për president të Kosovës pati një mesazh të qartë për opozitën.

Në një intervistë, Palmer ditë më parë ka thënë se opozita duhet të jetë lojale dhe të sigurojë që ka kuorum në ditën kur të votohet presidenti në Kuvend.

“Sa i përket zgjedhjeve për president, ne mendojmë se ato parti që do jenë në opozitë, të veprojnë me përgjegjësi si opozitë lojale. Lojale jo ndaj qeverisë, por lojale ndaj shtetit, të bëjnë punën e tyre. Të jenë të pranishëm, të sigurojnë që ka kuorum për të votuar dhe që institucionet të funksionojnë”, tha Palmer.

E, këtë deklaratë të Palmer, përmes një shkrimi të dërguar në redaksinë e gazetës “Bota sot”, e ka komentuar njohësi i zhvillimeve politike.

Nijazi Halili, anëtar i rregullt i Akademisë Shqiptare-Amerikane për Shkencë dhe Arte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke komentuar këtë deklaratë, ka thënë se ky ishte një masazh i qartë nga SHBA-ja për skenën politike, se duhet t’i jepet mbështetja e nevojshme Vjosa Osmanit, që kjo e fundit të zgjidhet presidente e vendin.

Ai mendon se e gjithë kjo është në interesin e vendit.

Image
Nijazi Halili

“Palmer, shpreh dëshirë të shoh një qeveri partnere të fortë për SHBA-të. Duket se ka rrugë të qartë përpara drejt një qeverie të fortë në Kosovë që mund të jetë partnere e SHBA-së. Për formim të Qeverisë nevojiten 61 vota, ndërsa sa i përket presidentit, kandidatët për këtë pozitë duhet të kenë 80 vota. Sipas mesazhit të Mathew Palmer, ndihmës sekretari dhe përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, është bërë e ditur për opinion publik se është në interes të vendit dhe qytetarëve që procesi mos të pengohet në krijimin e institucioneve të vendit nga opozita dhe t’i jepet mbështetje e plotë për presidente znj. Vjosa Osmani”, ka deklaruar Halili.

Anëtari i rregullt i Akademisë Shqiptare-Amerikane për Shkencë dhe Arte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka theksuar se mbështetja amerikane për Osmanin është e arsyeshme, pasi sipas tij, është zëri dhe vullneti i popullit.

“Vendin e presin detyra dhe sfida të shumta e me mjaftë përgjegjësi, siç është dialogu, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit. Është e arsyeshme dhe e drejtë mbështetja amerikane për Vjosa Osmanin presidente, pasi është zëri dhe vullneti i popullit i shprehur me votë të lirë e demokratike”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat