Katër kandidatë synojnë postin/ Veprimtari i LDK-së vjen me një mesazh të fuqishëm

Politika

Katër kandidatë synojnë postin/ Veprimtari i LDK-së vjen me një mesazh të fuqishëm

Nga: P.R Më: 13 mars 2021 Në ora: 21:43
Foto arkiv

Anton Quni, Lumir Abdixhiku, Besian Mustafa dhe Lutfi Haziri, njëri nga këta nesër pritet të zgjidhet kryetar i ri i LDK-së, nëse eventualisht nuk ka kandidatura tjera gjatë zhvillimit të Kuvendit Zgjedhor.

Humbja me e rëndë në historinë e saj, bëri që Isa Mustafa të jap dorëheqje nga posti i kryetarit, 11 vite pasi u zgjodh në këtë pozitë.

Por kush do të jetë kryetari i ri i LDK-së? Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur ish kryetari i LDK-së në Zvicër, Haki Latifi.

Image
Haki Latifi

“Për mua nuk është e rëndësishme pozicionimi i emrave në LDK. Me rëndësishmja është që LDK-ja duhet të zbres me këmbë në tokë, të kthehet në bazamentin e vet të mbrojtur si Tempull Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. LDK-ja ka qenë dhe është sinonim i një subjekti politik të udhëhequr nga elita intelektuale e Kosovës. Më e domosdoshme është që LDK-ja të përgatitet ngadalë dhe pa nguti për zgjedhjet brenda saj. Natyrisht që ky proces kërkon vite dhe duhet të jetë një udhëheqës që ka durim, ka urtësinë, vizionin dhe vendosmërinë e tij që punon bashkë me ekipin për rikthimin e LDK-së në vendin e merituar”, thotë Latifi për “Bota sot”.

Sipas tij, nesër duhet të kthehet fryma mobilizuese në LDK.

“Delegatët e Kuvendit të LDK-së nesër e kanë rastin që LDK-së t‘i japin frymë mobilizuese. Në fakt, LDK-së duhet t’i kthehet fryma e ndalur mobilizuese, dhe nuk mendoj se është zgjidhje të kërkohen gozhda ku t'i varnin fajet e tyre, sepse kjo e ia zë frymën edhe më tej mendimit kritik dhe reformës”, thekson Latifi.

Për fund, Latifi ka drejtuar një mesazh për kryetarin e ri të LDK-së, kryetar i cili pritet të zgjidhet nesër.

“Deri sot janë 4 kandidatë që synojnë marrjen e besimit të kuvendarëve, mendoj se duhet të shikojnë me kujdes dhe urti programet dhe strategjitë e daljes nga kriza që kanë ofruar kandidatët dhe dhe të vendosin për më të mirin. Për fat të mirë kanë çka të zgjedhin. Sepse duke ndryshuar, ruhen vlerat tradicionale të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e jo duke i konservuar vlerat e saj! Sepse Lideri duhet t‘i jap LDK-së dhe jo ti marrë asaj. Nga mbarëvajtja e punimeve të Kuvendit, varet fati i LDK-së dhe fati i gjithë Kosovës. Kur LDK është e fortë , demokracia në Kosovë është më e fortë”, përfundon Haki Latifi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat