Analisti dyshon se Lumir Abdixhiku mund të bëjë reforma në LDK, përmend afërsinë e tij me Isa Mustafën

Politika

Analisti dyshon se Lumir Abdixhiku mund të bëjë reforma në LDK, përmend afërsinë e tij me Isa Mustafën

Nga: A.Morina Më: 14 mars 2021 Në ora: 16:21
Lumir Abdixhiku

Në zgjedhjet e brendshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku mposhti dy kandidatët e tjerë, Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën në garën për postin e kryetarit të partisë.

Ai arriti ta fitojë besimin e delegatëve të LDK-së, me shumicën e votave, më saktësisht me 191 vota. Derisa, Lutfi Haziri mori 116 dhe Besian Mustafa siguroi 16 vota.

Abdixhiku u zgjedh kryetar në një kohë kur LDK po kalon një krizë politike, pas humbjes së rëndë në zgjedhjet e fundit parlamentare të 14 shkurtit.

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka komentuar fitoren e Lumir Abdixhikut në zgjedhjet e brendshme të LDK-së.

Mehmeti nuk ka beson se Abdixhiku do ta rikthejë LDK-në në nivelet e saj të mëparshme, pasi sipas tij ai është një dorë e zgjatur e Isa Mustafës.

“Me zgjedhjen e Lumirit kryetar të LDK, kjo parti nuk pritet të këndellet. Lumiri është dorë e zgjatur e Isa Mustafës. Lumirin e penalizon mos guximi i tij për të dalë kundër kryetarit Mustafa, respektivisht kundër degradimit që po ndodhte në parti”, deklaroi ai.

Gjithashtu, analisti e cilësoi Abdixhikun si një person të paaftë dhe të paguximshëm, i cili nuk do të arrijë ta bëjë përmbysjen për të cilën LDK, ka nevojë.

“Lumiri shihet i pafuqishëm për të rikthyer LDK-në aty ku e ka vendin. Njeri i paaftë, i paguximshëm, dhe si i tillë s’do mund të bëjë përmbysjen për të cilën ka nevojë LDK”, përfundoi Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat