Me Abdixhikun kryetar, LDK-ja do të ngritet në pozitat e mëparshme

Politika

Me Abdixhikun kryetar, LDK-ja do të ngritet në pozitat e mëparshme

Nga: A.Z Më: 14 mars 2021 Në ora: 21:46
Lumir Abdixhiku

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku doli fitues në garën për kryetar të LDK-së.

Lidhur me këtë analisti, Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se me votimin e Abdixhikut, shpëtuan LDK-në dhe votuan njeriun më të besueshëm të LDK-së. Sipas tij, fitoria e Abdixhikut është edhe meritë e Anton Qunit, i cili dha dorëheqje të kadidaturës.

“Pikësëpari urime, Lumir Abdixhikut, për zgjedhjen e kryetarit të LDK-së, i dëshirojmë shëndet e suksese në krye të kësaj partie me përvojë të madhe shtetërore. Pas humbjes së madhe zgjedhore delegatët e LDK-së duke votuar Lumir Abdixhikun, jo vetëm që shpëtuan LDK-në nga kidnapuesit e kësaj partie, po edhe votuan personalitetin më të besueshëm të LDK-së, Lumir Abdixhikun. Për fitoren e Abdixhikut meritor është edhe Anton Quni, i cili me dorëheqjen e kandidaturës në minutat e fundit, pastroi koxha dilemat e delegatëve për të votuar më të merituarin, Lumir Abdixhikun”, deklaroi ai.

Tutje shtoi se me Abdixhikun do të përmirësohen dhe do të ngriten në pozitat e mëparshme, madje LDK-ja më nuk do të jetë e Mustafës, as e Veliut por e një personaliteti të autoritetshëm siç është Abdixhiku.

“Me largimin e Isa Mustafës, por dhe të Lutfi Hazirit e Agim Veliut, LDK-ja me zgjedhjen e kryetarit të ri, Abdixhikun, tani më politikisht do të ushqehet me doza përmirësuese politike për t'u shëruar nga e keqja e humbjeve katastrofike e për t’u shëruar e ngritur në pozitat e mëparshme shtetërore. Me Lumir Abdixhikun, LDK-ja më nuk do të jetë e Isa Mustafës e Agim Veliut, por e një personaliteti të kujdesshëm e të autoritetshëm sikurse që është, Lumir Abdixhiku”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat