“Abdixhikut i mungon përvoja e të qenët prijës”

Politika

“Abdixhikut i mungon përvoja e të qenët prijës”

Nga: A.SH Më: 14 mars 2021 Në ora: 23:09
Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku do të jetë pirjës i LDK-së.

Në Kuvendin zgjedhor të mbajtur sot në LDK ai sot mori 190 vota nga delagatët e LDK-së. Në garë ishin edhe Lutfi Haziri, Besian Mustafa dhe Anton Quni që në momentet e fundit u tërhoq nga gara.

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani,  në një prononcim për "Bota sot" zgjedhjen e Lumir Abdixhikut për kryetar të LDK-së e sheh si diqka pozitive, edhe pse kishte disa deklarime të pakënaqurëve sa i përket propozimeve të bëra siç ishte e Fatmir Sejdiut duke këkruar zgjedhje të jashtëzakonshme për të gjitha degët e LDK, e cila u hodhë poshtë

“Është pozitive që është zgjedh në një Kuvend pa probleme duke pa repsekt për punën e Kuvendit edhe pse ky Kuvend ka punuar me dyerë të mbyllura për mediat dhe qytetarët, ka pas disa deklarime të pakënaqurëve sa i përket propozimeve të bëra siç ishte e Fatmir Sejdiut duke këkruar zgjedhje të jashtëzakonshme për të gjitha degët e LDK, e cila u hodhë poshtë”, ka thënë Bujrani.

Image
Blerim Bujrani

 

Sipas tij, LDK-ja nuk ka më ndojnë figurë karizamtike mbi politikën aktuale.

“LDK nuk ka më ndonjë figurë karizmatike mbi politikën aktuale që bën. LDK e cila gjithnjë ka pas një karizm, ndikim në opinion publik vendor, ballafaques me kundërshtarët politik i kalibirt të Isa Mustafës apo më herët të Fatmir Sejdiut.”, shprehet tutje Burjani.

Duke renditur disa nga mangësit e tij, Burjani thotë se Abdixhikut i mungon përvoja e të qenit prijës duke mos lënë anash përparësinë që përkrahet nga LDK dhe gjenerata e re.

“Lumiri nuk mundet të funksionoj si lider pa përkrahje e njerëzve me përvojë në LDK, pra, pa ata të cilët kanë përvojë të gjatë në politikën vendore dhe ndërkombëtare siç janë Lutfi Haziri, Skender Hyseni dhe tjerët. Pra, përvoja është komponenta që mungon pastaj përvoja e të qenit prijës dhe e treta mungesa e përvojës për t’u ballafaquar me liderët e partive tjera jane disa nga mangësit, përparësit janë që përkrahet nga LDK dhe gjenerata e re e LDK. Nuk mendoj që pa ndihmën e tjerëve mund të përromoj si duhet qartë, bindshëm pa përkarhjen e të tjerëve, në LDK ka pas duket prapë eufori, është kohë e euforive si në rastin e fitores së VV”, përfundon Bujrani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat