Mehmeti jep emrat: Ja komandantët që do të arrestohen nga Gjykata Speciale

Politika

Mehmeti jep emrat: Ja komandantët që do të arrestohen nga Gjykata Speciale

Nga: P.R Më: 16 mars 2021 Në ora: 19:25
Selia e Gjykatës Speciale

Gjykata Speciale është aktivizuar me arrestime të reja. Gjatë ditës së sotme, është arrestuar në Beligjikë, Pjetër Shala, i njohur si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me nofkën “Komandant Ujku”.

“Komandant Ujku” ishte intervistuar nga hetuesit e Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara të Kosovës, në cilësinë e të dyshuarit në shkurt të 2019.

“Pjetër Shala arrestohet në Belgjikë në zbatim të fletarrestimit të lëshuar nga dhomat e specializuara të Kosovës. Më 16 mars 2021, autoritetet e Belgjikës arrestuan Pjetër Shalën në zbatim të fletarrestimit dhe aktakuzës së konfirmuar për krime lufte, lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Pjetër Shala do të mbahet i ndaluar në Belgjikë, në pritje të transferimit të tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë. Së shpejti do të jepet më shumë informacion ku do të përfshihet edhe informacion për nxjerrjen publike të aktakuzës së konfirmuar me redaktimet e nevojshme. Në bazë të rregullës 88 të Rregullores së Procedurës dhe Provave, aktakuza bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Speciale.

E menjëherë pas këtij arrestimi, ka reaguar edhe analisti politik, Faton Mehmeti.

“Marsi i arrestimeve nga Gjykata Speciale. Pritet arrestime të nivelit të lartë...”, ka shkruar Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

E gazeta “Bota sot” e ka pyetur Mehmetin lidhur me emrat, që sipas tij pritet të arrestohen nga Gjykata Speciale.

“Besoj se do të arrestohen të tjerë nga Shtabi i Përgjithshëm. Xhavit Halitit, Elmi Reçica, Azem Syla. Nuk përjashtohet mundësia as për Fatmir Limajn, Daut Haradinaj etj”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Më tej, ai ka treguar edhe arsyen pse të lartpërmendurit do të arrestohen nga Specialja.

“Disa nga ta janë pjesë e SHIK-ut që lidhet me vrasjet e pas luftës, disa të tjerë për keqtrajtim të burgosurve. Natyrisht se PDK pritet të tensionohet, dhe është e pashmangshëm që shpejt në këtë parti të ketë ndryshime të mëdha. Pritet ardhja e një kryetari të ri”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat