Analisti tregon ‘formulën’ e zgjedhjes së presidentit, paralajmëron opozitën

Politika

Analisti tregon ‘formulën’ e zgjedhjes së presidentit, paralajmëron opozitën

Nga: A.Morina Më: 17 mars 2021 Në ora: 13:48
Vjosa Osmani

Nuk kanë kaluar shumë kohë që nga përfundimi i zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë, por veçse kanë filluar të qarkullojnë zëra se shumë shpejtë mund të kemi zgjedhje të reja.

Kjo për faktin se partitë politike nuk po arrijnë të gjejnë mirëkuptim për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare, në rast se dështon zgjidhja e presidentit të vendit.

Krasniqi u shpreh optimist se partitë opozitare do të qëndrojnë në Kuvend për ta bërë kuorumin në mënyrë që të votohet presidenti.

“Unë besoj së opozita do të qëndrojë në kuvend për të bërë kuorumin ditën kur do të votohet Presidenti, duke sjellë një frymë të re opozitare”, deklaroi ai.

Image
Islam Krasniqi

Analisti tha Kosova nuk ka nevojë për president nga zarfi, pasi qytetarët e saj kanë dhënë pëlqimin e tyre në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Mirëpo, Krasniqi nuk e mohoi mundësinë e zgjedhjeve nëse dështojnë të gjitha ‘matematikat’ për formimin e kuorumit për president.

“Ndërkombëtarët gjithmonë kanë intervenuar nga një herë edhe duke ndikuar, mirëpo tani nuk besoj së kemi nevojë për një president të dal nga zarfi kur sovrani ka dhënë një pëlqim me 14 shkurt.

Tash mbetet të shikohet si po rrjedhin procedurat gjatë ditëve në vazhdim pas konstituimit të Kuvendit, por në qoftë se zgjedhjes së presidenti i mungon kuorumi në Kuvend atëherë vendi shkon në zgjedhje sepse s'ka formulë tjetër pasi që mungon kuorumi në të gjitha matematikat”, theksoi ai.

Në fund, Krasniqi tha se mbajtja e zgjedhje të reja nuk është zgjidhje, dhe kjo gjë më së paku i konvenon partive opozitare.

“Nuk besoj se do të ketë zgjedhje të reja pasi që shkuarja në zgjedhje nuk është zgjidhje dhe nuk i konvenon askujt aq më pak opozitës!”, përfundoi Islam Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat