Besa Shahini kritikoi Vjosa Osmanin, kjo është “goditja” që i vjen asaj

Politika

Besa Shahini kritikoi Vjosa Osmanin, kjo është “goditja” që i vjen asaj

Nga: A.Z Më: 17 mars 2021 Në ora: 23:42
Besa Shahini

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmanit në një intervistë për BBC ka thënë ndër të tjera se Kosova është vend i zhytur në krim dhe në korrupsion.

“Pritjet e të rinjve nuk janë përmbushur në shumë aspekte. Siç thashë, një nga problemet kryesore në vendin tonë është krimi dhe korrupsioni, që ne synojmë t’i ndalim përmes veprimeve konkrete në qeverinë e ardhshme, por njëkohësisht besoj se ka qenë rreth shembullit që do të vendoset nga udhëheqësia e këtij vendi, pra ne do të udhëheqim me shembull, siç kemi dëshmuar viteve të kaluara se jemi të pakorruptueshëm, por njëkohësisht duke treguar se absolutisht nuk bëjmë kompromise me ata që korruptohen. Në këtë mënyrë, ne do të sjellim demokraci së pari për institucionet e Kosovës dhe së dyti duke u përqendruar në dy fusha kryesore, që janë shkollimi dhe vendet e punës për rininë duke u bazuar në meritokraci”, ka deklaruar Osmani.

E kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta, kështu analisti Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se intervista e Osmanit ishte e denjë para gazetarit të BBC-së, i cili e ndërpriste qëllimisht për t’ia përgjysmuar Osmanit mendimet e qarta ndaj udhëheqësve të kriminalizuar.

“E dëgjuam me vëmendje intervistën e Vjosa Osmanit dhënë BBC, ishte një prezantim mjaft i denjë e superior para gazetarit të BBC, i cili, për t'ia zbehur deklaratat mjaft decide e të qarta të Osmanit, herë herë gazetari i BBC qëllimisht e ndërpriste Osmanin për t'ia përgjysmuar mendimet e saja decide, të qarta e kritike ndaj udhëheqësve të kriminalizuar e të korruptuar të Kosovës të cilët njëzetvjet radhazi zhvatën pushtetin. Askush prej politikanëve të mëparshëm të Kosovës nuk kanë qenë aq superior, bindës e real për Kosovën e zhytur në krime e me zhvatje të madhe korruptuese sesa Vjosa Osmani. Politikanët e mëparshëm fshehin korrupsionet e tyre me gjëra mashtruese politike para mediave me renome botërore”, deklaroi Mehazi.

Mirëpo, Mehazi nuk pajtohet me kritikat e ish-ministres së arsimit të Shqipërisë, Besa Shahinin, ndaj deklaratave të Osmanit. Sepse, sipas tij, Osmani gjatë kësaj interviste kishte thënë gjithë të vërtetat që lidhen me të akuzuarit në Hagë, për krimet serbe në Kosovë si dhe lidhur me liberalizimin e vizave.

“Prandaj, assesi nuk pajtohemi me ish-ministren e arsimit të Shqipërisë, Besa Shahinin, e cila pas deklaratave të arsyeshme, reale e të vërteta të Vjosa Osmanit për korrupsionet e mëdha të bëra kritikon Vjosa Osmanin si deklarata kundër vetvetes e Kosovës. E nderuar zonja Shahini, a është e vërtetë se Gjykata Speciale e Hagës ka akuzuar Thaçin, Veselin për shkak krimeve të bëra? Po këtë të vërtetë e tha Vjosa Osmani. A është e vërtetë se serbët kanë bërë krime që bota e di? Këtë të vërtetë e tha Vjosa Osmani. A është e vërtetë se dhe një liberalizim të vizave nuk kanë mundur të bënin politikanët e korruptuar? Këtë të vërtetë e tha Vjosa Osmani para gazetarit të BBC. Mos keni dashur, e nderuar Besa Shahini, që Vjosa Osmani të gjitha shëmtitë politike që i di bota t'i zëvendësonte me gënjeshtra e lavdërime politike? Bota politike si ha foret e gënjeshtrave politike”, përfundoi Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat