Këto janë mundësitë për kuorimin e Vjosa Osmanit

Politika

Këto janë mundësitë për kuorimin e Vjosa Osmanit

Nga: M.H Më: 18 mars 2021 Në ora: 21:34
Vjosa Osmani

Gjatë ditës së djeshme Partia Demokratike e Kosovës ka treguar që nuk do ta votojë Osmanin për presidente të vendit.

Këtë e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së partisë, Enver Hoxhaj pas mbledhjes maratonike të Këshillit Drejtues të PDK-së.

"Këshilli drejtues në mënyrë unanime nuk e mbështet kandidaturën e zonjës Osmani. Një vendim të tillë e mbështet edhe kryesia", tha Hoxhaj.

I pyetur se a do të qëndrojnë deputetët e PDK-së në sallë ditën e votimit të shefit të ri të shtetit të Kosovës, Hoxhaj ka thënë se “nuk e kemi profesion pjesëmarrjen, por politikën”.

Se a do të qëndrojnë ata në ditën e votimit mbetët të shihet.

Në lidhje me këtë temë, juristi Muhamet Kelmendi ka folur për “Bota sot”, i cili tregon disa nga opsionet që i kanë mbetur Osmanit për t’u zgjedhur presidente e vendit.

Ai fillon me nenin 86 i cili thotë që lejohen tri radhë të zgjedhjëve, në radhën e parë nevojiten 2/ 3 e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, në radhën e dytë përsëritet forma e njejtë e votimit të kandidatëve, në radhën e tretë zgjidhet Presidenti/ja me shumicën e votave të të gjithë deputetëv, në radhën e tretë duhet vetëm shumica e votave të të gjithë deputetëve, këtu kërkohet që të ketë kuorum, shton Kelmendi.

Në zgjedhjen e tretë sipas juristit duhet PDK a LDK dhe AAK të jenë prezent në seancën zgjedhore.

“Vetëvendosjes i duhen 80 deputetë në sallë për tu zgjedhur me shumicë të votave Vjosa Osmani Presidente. Në kuadër të votave për të zgjedhur Presidentin/ten me norma kushtetuese të qarta. Neni 86, paragrafi 4, 5 dhe 6 përcaktohen tri radhë të zgjedhjëve deri ënë zgjedhje të Presidentit/tes. Në radhën e parë nevojiten 2/ 3 e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Në radhën e dytë përsëritet forma e njejtë e votimit të kandidatëve. Në radhën e tretë zgjidhet Presidenti/ja me shumicën e votave të të gjithë deputetëve. Në dy radhët e para kërkohen 80 deputetë të votojnë për kandidatin a kandidaten. Në radhën e tretë duhet vetëm shumica e votave të të gjithë deputetëve. Këtu kërkohet që të ketë kuorum. Kjo nën 80 deputetë prezentë nuk zgjedhet Presidenti a Presidentja me vota të deputetëve. Në këtë kuadër i duhet koalicionit të VV-së një koalicion i ri. Këtu duhet PDK a LDK dhe AAK të jenë prezent në seancën zgjedhore. PDK ka deklaruar se nuk e mbështet kandidaturën e Vjosa Osmanit. Kjo është e drejta ligjore e kësaj partie”, u shpreh Kelmendi.

Juristi më tej thotë që nëse deputetët e PDK-së qëndrojnë në seancë atëhere krijohet kuorumi dhe zgjedhjet përfundojn, mirëpo nëse ndodhë e kundërta atëhere krijohet problemi i funksionalitetit të seancës.

Image
Muhamet Kelmendi

VV-së i duhen edhe 16 deputetët për të siguruar legjitimitetin, ndërsa për të iu bërë kuroumi Osmanit i duhen domosdo 80 deputetë për të qëndruar në sallë gjatë votimit.

“Por, pavarësisht kësaj, nëse deputetët e PDK-së rrin në seancë, krijohet kuorumi dhe zgjedhjet përfundojnë. E nëse e lëshojnë seancën krijohet problemi i funksionalitetit të seancës. VV ka deklaruar se i ka diku rreth 64 deputetë që votojnë për Vjosa Osmanin. Kështu që duhen edhe 16 deputetë për të siguruar legjitimitetin. Me LDK-në dhe me një a dy deputetë krijohet ky legjitimitet. VV i duhen domosdo 80 deputetë për të qëndruar në sallë gjatë votimit që Vjosa Osmani me shumicë të votave të të gjithë deputetëve të zgjedhet Presidente”, potencoi juristi.

Profesori thotë që kuorumi i Osmanit varet nga LDK-ja, PDK-ja dhe AAK-ja, duke shtuar që nëse është prezente PDK-ja atëhere zgjedhet Osmani, pa PDK-në i duhen deputetët e LDK-së gjithashtu edhe një deputet tjetër, sepse vetëm me AAK-në nuk zgjidhet.

Kështu VV-së sipas juristit i duhet një koalicion për të krijuar kuorimin për ta votuar dhe zgjedhur Osmanin presidente të vendit.

“Tash varet nga LDK-ja, PDK-ja dhe AAK-ja se si do të sigurohen votat shumicë. Me prezencën e PDK-së në sallë zgjedhet znj. Osmani. Pa këtë i duhen deputetet e LDK -së plusë një deputet tjetër. Vetëm me AAK nuk zgjedhet. Me votat e "Listës Srbska" pa deputetët shqiptarë përsëri nuk zgjedhet me shumicë të votave. VV-sw i duhet koalicioni për të qëndruar 80 deputetë në sallë. Vetëm kështu krijohet kuorumi për të votuar dhe zgjedhur Vjosa Osmani në postin e Presidentit të vendit”, nënvizoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat