Dibrani: Miti i kryekriminelit serb Vuçiq, s’do realizohet kurrë

Politika

Dibrani: Miti i kryekriminelit serb Vuçiq, s’do realizohet kurrë

Nga: A.M. Më: 19 mars 2021 Në ora: 17:06
Aleksandër Vuçiq

Opinionisti Petrit Dibrani, e ka quajtur provokim publikimin e hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Ai në një prononcim për “Bota sot”, këtë veprim të Vuçiqit e ka quajtur të dalldisur.

“Kryekrimineli i Serbisë Aleksandër Vuçiq, vendos flamurin serb, mbi hartën e Republikës së Kosovës. Paniku - ankthi, çdoherë sjellin veprime të dalldisura (kuturisura)”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ndërkaq, Dibrani është treguar i qartë me Vuçiqin, të cilit i ka thënë se një gjë e tillë kurrë nuk do të realizohet.

“Miti i kryekriminelit serb Vuçiq, s’do realizohet kurrë. Të çuditemi! Të bashkërenduar të reagojmë, apo thuajse si çdoherë të heshtim dhe të mos guxojmë?! Kryekriminel Vuçiq! Trojet shqiptare do bashkohen dhe vetëm atëherë, provokimet e juaja do ndalohen”, ka përfunduar Dibrani për “Bota sot” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat