Çështja e presidentit, kërkohet të mos përdoret logjika e inateve

Politika

Çështja e presidentit, kërkohet të mos përdoret logjika e inateve

Nga: A.M. Më: 21 mars 2021 Në ora: 14:33
Presidenca

Njohësi i çështjeve politike, Hidajet Ahmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se presidenti i vendit do të jetë pjesë e marrëveshjeve politike.

Por, sipas tij, nuk është e domosdoshme të ketë koalicion për të siguruar kuorumin për presidentin  e ri.

“Në momentumin politik, presidenti i vendit do të jetë pjesë e marrëveshjeve politike, por jo domosdo  koalicion për të siguruar kuorumin për presidentin  e ri. Pozitë e opozitë janë përgjegjëse për të zgjedhur institucionet kushtetuese e ligjore e jo të sabotojnë themelimin e tyre duke përdorur logjikën e inateve dhe intrigave”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Ahmeti ka shtuar se shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme nuk do t’i konvenonte asnjë subjekti politik.

“Mendoj se shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme nuk do t’i konvenonte asnjë subjekti politik, pasi të gjitha do të jenë përgjegjëse për një situatë potenciale të krijuar. Prandaj, retorika e opozitës nuk është konstruktive, por me shumë është kalkulim politik për të penguar zgjedhjen e presidentit të vendit. Realiteti faktik është një udhërrëfyes për partitë opozitare, të cilat pësuan debakël në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Ahmeti ka theksuar se çdo tendencë për të penguar zgjedhjen e presidentit të ri do t’ju kushtonte politikisht në të ardhmen

“Partive politike opozitare do t’iu kontribuonte qëndrimi në sallë por kuorumin dhe bërjen e një opozita konstruktive në Kuvendin e Republikës së Kosovës në të ardhmen. Çdo tendencë për të penguar zgjedhjen e presidentit të ri do t’ju kushtonte politikisht në të ardhmen”, ka përfunduar Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat