Përplasjet e forta në PDK, analisti tregon shkakun pse po ndodhin

Politika

Përplasjet e forta në PDK, analisti tregon shkakun pse po ndodhin

Nga: N. H Më: 21 mars 2021 Në ora: 22:48
Enver Hoxhaj

Lirak Çelaj dhe Arben Fetoshi janë dy nga figurat qendrore të PDK-së që e kanë hapur debatin rreth mënyrës së udhëheqjes së partisë dhe nevojës për reformim të brendshëm.

Lirak Çelaj, ka thënë se pas rezultatit të PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit duhet të bëhet reformë themelore brenda partisë së tij.

Kurse, ish-kandidati për deputet, Arben Fetoshi, ka thënë se subjektit politik në të cilin është i duhet një reformë totale, duke konstatuar rënie të vazhdueshme të saj që nga 2017-a. Madje, ai ka paralajmëruar edhe kthimin e PDK-së në parti lokale nëse një gjë e tillë nuk ndodh.

Ndërsa, për të folur lidhur me gjendjen në të cilën është duke kaluar ky subjekt politik, për “Bota sot”, ka folur njohësi i çështjeve politike.

Analisti Islam Krasniqi është shprehur se Kryesia aktuale e PDK-së pas rezultatit katastrofal të pësuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, është dashur të dreqet më të marrë këtë rezultat.

Image
Islam Krasniqi

“Realisht kryesia e PDK-së është dashur të jep dorëheqje pasi që sovrani i ndëshkojë dhe ky ndëshkim erdhi pasi ishin pjesë e rrëzimit të qeveris në kohë pandemie, kur e tërë bota u mbyll dhe u bashkuan për të luftuar virusin partitë tona luftonin për pushtet duke mos ju interesuar gjendja e qytetarit”, ka thënë fillimisht Krasniqi.

Sa i përkët përplasjeve të fudit, njohësi i cështjeve politike, është i mendimit se këto po ndodhin për faktin se lideri i veletet i saj tashmë ndodhet në Gjykatën Speciale në Hagë.

“PDK-ja ka kandidatë shumë më të mirë se Vlora Çitaku, e cila si ambasadore e republikës së Kosovës në SHBA nuk ka sjell ndonjë rezultat për vendin tonë, nuk ka sjellë ndonjë njohje për shtetin tonë, e që besohet nga gjithë mandati i saj vetëm replikat me ministrin serb asgjë tjetër. PDK-ja, gjithashtu kjo përçarje vjen si pasojë e mungesës së liderit të saj i cili gjendet në Hagë dhe i cili vendos pothuajse vet për partinë”, u shpreh analisti Islam Krasniqi, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat