Murat Jasharin e propozuan për president, analisti ka disa fjalë për politikanët

Politika

Murat Jasharin e propozuan për president, analisti ka disa fjalë për politikanët

Nga: A.Z Më: 22 mars 2021 Në ora: 22:12
Murat Jashari

Disa prej partive politike kanë propozuar që në vend të Osmanit të jetë anëtari i familjes Jashari, Murat Jashari, si president konsensual, në mënyrë që të evitohet kriza politike dhe shkuarja përsëri në zgjedhje të reja.

Lidhur me këtë analisti politik, Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se emrin e tij, subjektet politike e përdorin atëherë kur nuk e kanë fuqinë për të marr postin, ndërsa në momente të tjera mbetet nën hije.

“Emri i Murat Jasharit, tanimë është shndërruar në një emër i cili nga subjektet politike, për fat të keq më shumë shfrytëzohet si gomë rezervë apo formë alibie për t'u përshtatur kalkulimeve. Këtë e bëjnë partitë atëherë kur nuk e kanë fuqinë reale për të marrë postin, sepse në momentin që e kanë një mundësi të tillë, atëherë emri i z. Jashari, mbetet nën hije”, deklaroi ai.

Tutje ka shtuar se një propozim të tillë e ka bërë e LVV-ja, por nuk kanë qenë propozime të sinqerta. Ai thotë se emir i Jasharajt nuk duhet përdorur për tallje.

“Këtë e kanë propozuar edhe partia e LVV-së, por tashmë e kanë harruar dhe nuk është në orbitën e tyre. Pra, deklaratat për kinse po propozojnë, kanë qenë tallje e asesi të sinqerta. Në ketë kontekst, uroj që subjektet politike të paktën ta lënë z. Jashari rehat në jeten e vetë, sepse nuk u ka për borxh përdorimin e emrit të tij për tallje”, përfundoi Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat