Seanca e konstituimit, Bytyçi: Të gjitha partitë e sulmuan Kurtin

Politika

Seanca e konstituimit, Bytyçi: Të gjitha partitë e sulmuan Kurtin

Nga: A.M. Më: 23 mars 2021 Në ora: 22:40
Seanca e Kuvendit - 20/03/2021

Në seancën e së hënës, Albin Kurti u zgjodh kryeministër i vendit.

Por, para kësaj seance, opozita ka hedhur kritika ndaj Kurtit.

Një ndër kritikuesit ishte edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Opinionisti Adem Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar këto deklarata kundër Kurtit.   

“Ajo që tha në këtë seancë Enver Hoxhaj, dhe gjykimi i drejtë i këtyre thënieve të tij, nga ata që i kanë dëgjuar me siguri do të pohonin se, Hoxhaj, jo kryetar i një subjekti politikë, por nuk do ta meritonte as pozitën e Kryetarit të një fshati. Të gjitha partitë që i kanë humbur thellë  zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, e sulmuan në mënyrë më të ashpër të mundshme qeverinë Kurti, në konstituim”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Bytyçi u shpreh se qytetarët e Kosovës tashmë kanë fakte se cilat nga partitë ekzistuese politike e kanë keqqeverisur vendin.

“Qytetarët e Kosovës kanë të dhëna të bollshme dhe fakte të pamohueshme gjatë qeverisjes 20 vjeçare të vendit,  se cilat nga partitë ekzistuese politike e kanë keqqeverisur këtë vend dhe e kanë zhvatur këtë popull. Prandaj e kanë të pamundur  të vejnë në lajthim sovranin për t’ia besuar qeverisjen e vendit edhe sikur njëqind herë të organizoheshin zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka përfunduar Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat