Vjosa Osmanit i vjen mbështetja për presidente nga Britania, jepet paralajmërimi për votat e opozitës

Politika

Vjosa Osmanit i vjen mbështetja për presidente nga Britania, jepet paralajmërimi për votat e opozitës

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 24 mars 2021 Në ora: 21:55
Vjosa Osmani

Hulumtuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Westminster, Aidan Hehir, ka folur për kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente të Kosovës.

Hehir, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se partitë opozitare duhet ta votojnë Osmanin për presidente.

Sipas tij, Osmani ka dëshmuar se është jashtëzakonisht e popullarizuar nga elektorati dhe si një grua e re, ajo përfaqëson fytyrën e re të shoqërisë së Kosovës.

Image
Aidan Hehir

“Nëse opozita refuzon të miratojë Vjosa Osmanin për presidente, ata do të konfirmojnë më tej se sa janë të prekur. Ajo ka dëshmuar se është jashtëzakonisht e popullarizuar nga elektorati dhe si një grua e re, ajo përfaqëson fytyrën e re të shoqërisë së Kosovës”, është shprehur Hehir.

Ai ka paralajmëruar se bllokimi i kandidaturës së Osmanit, do të jetë vet-shkatërrues për partitë opozitare.

“Bllokimi i kandidaturës së saj do të ishte i ulët dhe në fund të fundit vet-shkatërrues”, ka thënë hulumtuesi britanik për “Bota sot”.

Deri tani, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë konfirmuar se nuk kanë votë për zgjedhjen e Osmanit për presidente.

Ndërsa, kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, pas takimit që kishte sot me Vjosa Osmanin, ka dhënë sinjale se kjo parti mund ta votojë kandidaturën e ish-bashkëpartiakes së tyre.

Ai ka paralajmëruar një tjetër takim gjatë ditëve të ardhshme me Osmanin, derisa ka theksuar se nuk kishin ndonjë vërejtje për programin e Osmanit./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat