“LDK do të votojë pro Vjosa Osmanit”

Politika

“LDK do të votojë pro Vjosa Osmanit”

Nga: A.M. Më: 25 mars 2021 Në ora: 23:23
Vjosa Osmani

Profesori, Nijazi Halili, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Kryesia e LDK se bashku me deputetet e saj  do ta japim qëndrim pozitiv  karshi zgjedhjes së presidentit të Kosovës.

“LDK-ja e ka kryetarin e ri tani, organet e reja, dhe  deputetë e qe mendoj se  bashkërisht do të marrin vendimin për çështjen e votimit të presidentit.  Pas takimeve mes Abdixhikut dhe Osmanit, mendoj se Kryesia e LDK se bashku me deputetet e saj  do ta japim qëndrim pozitiv  karshi zgjedhjes së presidentit të Kosovës.  Unë personalisht mendoj se deputetët e LDK-se,  duhet të qëndrojmë në sallë dhe të votojnë pro zonjës Osmani, kjo është ne interes te vendit dhe ne interes te subjektit politik te LDK.   sepse qytetarët  ia dhanë mundësinë që ajo të jetë presidente e Kosovës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Më tej, profesori ka komentuar edhe deklaratat e nërkombëtarëve për çështjen e presidentit

“Gjithashtu edhe ndërkombëtaret apelojnë dhe bëjnë  thirrje ne vazhdimësi  që gjatë votimit të presidentit të vendit, të gjithë deputet e subjekteve politike  të qëndrojnë në sallë si dhe të krijojnë të gjitha parakushtet për votimin e Vjosa Osmanit,  e cila  është figura me e votuar në historinë e zgjedhjeve në Kosovë”, ka thën ai për “Bota sot”.

Po ashtu, profesori ka shtuar se Abdixhiku duhet të përllogarit mirë matematikat se a duhet të votohet pro apo kundër Vjosa Osmanit.

“LDK në krye me kryetarin e saj  Lumir Abdixhiku duhet të përllogarit mirë matematikat se a të votohet pro apo kundër Vjosa Osmanit. Çdo vendim që merret në kundërshtim me Vjosa Osmani, rrezikon që vendi të shkoj në zgjedhje të reja, e pasojat më së shumti do ti pësoj Lidhja Demokratike e Kosovës,  për shkak të veprimeve të nxituara që i ka marrë në vazhdimësi kundër ushtrueses së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke e fyer e larguar nga ky subjekt politik si person i padëshiruar”, ka përfunduar Halili për “Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat