Çështja e presidentit, Halili: Mund të ketë ndërhyrje të ndërkombëtarëve

Politika

Çështja e presidentit, Halili: Mund të ketë ndërhyrje të ndërkombëtarëve

Nga: A.M. Më: 26 mars 2021 Në ora: 15:22
Presidenca

Është paralajmëruar që të javën e ardhshme të mbahet seanca për të zgjedhur presidentin e vendit.

Por, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk i ka siguruar votat për presidentin.

Kandidate për president është deputetja Vjosa Osmani.

Partitë opozitare kanë deklaruar se nuk duan një president politik.

Profesori Nijazi Halili, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se nuk beson që pa ndërhyjnë e ndërkombëtareve mund të zgjidhet presidenti i ri.

“Është bërë traditë që secila parti e cila po kalon në opozite po sillet me një formule të njëjtë duke tentuar që me çdo kusht të pengoj proceset për krijimin të institucioneve të vendit, andaj jo edhe rastësisht asnjëherë institucionet e vendit nuk janë formuar pa ndërhyrjen e ndërkombëtareve, e që besoj se edhe tani në rastin konkret për zgjedhjen e presidentit të vendit, nuk e besoj se pa ndërhyrjen e ndërkombëtaret se mund të zgjidhet presidenti i ri, me çka rrezikohet që vendi të shkon në zgjedhje, e që pasojat po i vuan qytetari”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, profesori ka shtuar se kjo gjendje është për të ardhur keq.

“Si konkluzion është për të ardhur keq, për gjendjen në cilën ndodhemi, mirëpo edhe sa vite duhet që ne të mësohemi që detyrat që dalin para nesh, ti presim ndërkombëtarët të  intervenojnë në zgjidhjen e tyre”, ka përfunduar Halili për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat