Paralajmërohet humbja e dytë politike për Serbinë, nga kush do i vjen “goditja”

Politika

Paralajmërohet humbja e dytë politike për Serbinë, nga kush do i vjen “goditja”

Nga: M.H. Më: 26 mars 2021 Në ora: 19:36
Albin Kurti

Ka disa ditë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Sebisë, Aleksandër Vuçiq po shkëmbejnë deklarata nga largësia.

Ishte kryeminstri i vendit Albin Kurti që pas votimit pro të PE-së për liberalizim të vizave u shpreh që Këshilli i BE-së dhe Komisioni i BE-së duhet të veprojnë që t’i dhënë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës.

Menjëhere pas kësaj ka reaguar presidenti I Serbisë, i cili i ka bërë presion Bashkimit Europian që të “zbusin” kryeministrin e ri të Kosovës.

Albin Kurti, me një lëvizje i ka dhënë shah presidentit serb dhe ky i fundit realisht nuk ka shumë hapësirë për të lëvizur pasi është i kërcënuar në çdo aspekt.

Kreu i qeverisë së re të Kosovës shpalli hapur se nuk do të ketë dialog për Asocacionin e Komunave Serbe, pasi sipas Kurtit, Kushtetuta e Kosovës e ndalon një organizim të tillë njëetnik.

Në lidhje me këtë temë profesori Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që deklarata e Kurtit është më superiore se të gjitha deklaratat e mëhershme të kryeministrëve të tjerë.

As Thaçi as Haradinja nuk kanë ditur të tregojnë qëndrime e lëre më të hyjnë në deklarata kaq të thella sikur Kurti, i cili ja u bëri me dije politikanëve serb që qeveria Kurti do të jetë arrë e fortë dhe nuk do të ketë shkëmbime të territorëve.

Image
Sulejman Mehazi

“Deklarata më të këndëshme e më superiore se këto të kryeministrit Albin Kurtit ndaj Vuçiqit deri më tani nuk kemi dëgjuar nga asnjë kryeministër i mëparshëm të Kosovës, të cilët, jo që ishin pasivë e inferiorë ndaj Vuçiqit, aq sa Thaçit e Haradinajt, Vuçiqi ju hynte thellë brenda Kosovës sa kërkonte që me anë të asocioneve të krijonte e minirepublikën serbe në formë të Bosnjë e Hercegovinës. Deklaratat e fundit politike të Albin Kurtit ua bëjnë me dije politikanëve serb e veçanërisht Vuçiqit se ka kaluar koha e asocioneve serbe e shkëmbimeve të territoreve dhe se tani e tutje qeveria e Kurtit do jetë arrë e fortë për ta thyer e se Serbia nuk do mund të përtypë asgjë brenda Kosovës”, u shpreh profesori.

Mehazi thotë që Kurti ende pa bërë një javë arriti të hutojë Vuçiqin me deklarata të fuqishme dhe ia bëri me dije që Kosova një herë e përgjithmonë nuk do të bëj lëshimë për territore e asosacionet e Komuanve Serbe.

“Albin Kurti ende pa bërë një javë qeverisje ka hutuar Vuçiqin me deklaratat shumë të fuqishme, dinjitoze e principiale, se, me Republikën e Kosovës nuk do mund të luajë më Serbia, i cili hapur e qartë kreu i qeverisë së re të Kosovës, Albin Kurti, në mënyrë superiore ia bëri me dije Vuçiqit se gjatë dialogut me Kosovën të lajë duart njëherë e përgjithmonë për Asocacionet e tij të Komunave Serbe, pasi Kushtetuta e Kosovës ia ndalon një organizim të tillë një etnik”, potencoi Mehazi.

Nga ana tjetër profesori thotë që Serbia do të ketë humbjen e dytë politike të Serbisë nga Kurti dhe se Kurti shumë shpejtë arriti të ju tregoj që nuk do të ketë lojëra të ndyra për shtetin e Kosovës.

“Ofanziva politike e Albin Kurtit ka lënë me gishta në gojë elitën politike serbe aq sa kanë humbur turruan, kjo vërehet me anë të deklaratave agresive politike të Vuçiqit ndaj Albin Kurtit, jo vetëm se e keqja politike serbëve ju vjen nga Albin Kurti, po dhe nga SHBA-ja dhe BE-ja e cila me 538 vota pro dhe me 69 kundër shpallën Serbinë si shtet jodemokratik, të mbyllur, shtet njëpartiak me të cilën sundon një person, e ai është Vuçiqi. Me Albin Kurtin në krye të qeverisë së Kosovës, Serbia e Vuçiqit, Brnabiqit dhe Daçiqit do humbë politikisht sikurse edhe para njëzetvjetëve që humbi ushtarakisht. Pra, humbja e parë ushtarake e Serbisë ishte 1999-ta, humbja e dytë politike e Serbisë do jetë Albin Kurti , 2021”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat