“AAK po shkon hapave të Nismës”, paralajmërohet shuarja e saj – ja pse po ndodhin largimet e shumta

Politika

“AAK po shkon hapave të Nismës”, paralajmërohet shuarja e saj – ja pse po ndodhin largimet e shumta

Nga: A.Morina Më: 26 mars 2021 Në ora: 22:12
Ramush Haradinaj

Që nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk po gjen paqe.

Pas dështimit të madh në këto zgjedhje dhe tërheqjes së kreut të saj, Ramush Haradinaj nga kandidatura për president, AAK po përballet me largime dhe dorëheqje të shumta.

Ditë më parë, kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi u largua përfundimisht nga AAK, ai këtë e bëri të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Ndërsa, menjëherë pas tij, edhe profesori Nijazi Halili njoftoi për largimin nga AAK-ja.

Kurse, para këtyre largimeve, dorëheqje kishte dhënë edhe ish-deputeti, njëherësh edhe ish-kryetar i Deçanit, Rasim Selmanaj.

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, në një prononcim ëpr gazetën “Bota sot” ka komentuar largimet e shumta që po ndodhin ditëve të fundit, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Mehmeti tha se duke parë largimet e disa figurave të rëndësishme, partia e Ramush Haradinaj po shkon drejt shuarjes së saj.

Image
Analisti politik, Faton Mehmeti

 

“AAK nuk po shkon drejt një krize, ajo në krizë është qysh moti. AAK po shkon drejt shuarjes, ky është një proces që s’ka kthim, në këtë aspekt disa figura të rëndësishme në këtë parti, duke e parë se një gjë e tillë do të ndodh po largohen më herët”, deklaroi ai.

Analisti paralajmëroi edhe disa largime të reja nga AAK, në ditët dhe muajt në vijim. Madje, ai tha se subjekti i Haradinajt po shkon hapave të Nismës dhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk do ta kalojë as pragun.

“Edhe ditëve në vazhdim, por edhe muajve do të ketë largime nga AAK, por dështimin më të madh kjo parti pritet ta këtë në zgjedhjet e ardhshme nacionale, nga ku s’do mund të futet as në Kuvend. AAK është hapave të Nismës, vetëm vonime, s’ka shpëtim, kjo parti do të asimilohet”, përfundoi analisti Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat