Këto mund të jenë pasojat për opozitën, nëse vendi shkon sërish në zgjedhje

Politika

Këto mund të jenë pasojat për opozitën, nëse vendi shkon sërish në zgjedhje

Nga: A.M. Më: 27 mars 2021 Në ora: 14:53
Ilustrim

Nuk ka dy muaj që në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Por, çështja e presidentit po vazhdon të zvarritet, për këtë po thuhet se vendi mund t`i ketë edhe një palë zgjedhje gjatë vitit 2021.

Partitë politike opozitare nuk po “pranojnë” që kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje Vjosa Osmani të zgjidhet presidente e vendit.

Opinionisti Adem Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar këto deklarata të opozitës rreth çështjes së presidentit.

“Edhe pse pas përfundimin të zgjedhjeve të fundit të jashtëzakonshme Vjosa mori vota më shumë se cilido politikanë tjetër, partitë që humben zgjedhjet dhe u detyruan të dalin në opozitë, kërcënojnë se nuk do ta votojnë Osmanin për Presidente. Jo vetëm që nuk do ta votojnë, por thonë se, do ta bojkotojnë seancën e Parlamentin kur do që të mbahet ajo për të votuar Vjosë Presidente të Kosovës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Bytyçi ka treguar se si po shihen këto veprime të opozitës.

“Këtë veprim të atyre subjekteve që mendojnë të ndërmarrin këtë iniciativë , qytetarët e vlerësojnë si të pa dobishme për vendin dhe më tepër dëshirë për pushtet të këtyre partive në mënyrë që këtë post ta zë ndonjë bashkëpartiak i tyre”, ka shtuar ai.

Gjithashtu, Bytyçi ka shpjeguar pasojat që mund t`i kenë partitë poltike nëse vendi do të shkonte në zgjedhje, nëse Osmani nuk zgjidhet presidente.

“Në qoftë se vazhdon të jetë i vërtetë një sjellje kaq primitive politike dhe e pa përgjegjshme e disa partive politike tanimë në opozitë sa i përket zgjedhjes së Vjosa Osmanit Presidente dhe eventualisht të detyrohet vendi që padrejtësisht të shkojë përsëri  në zgjedhje të parakohshme , jo vetëm që vendit do t'i shkaktohen shpenzime të panevojshme në këtë përudhë krize ekonomike.  Por ka gjasa se disa parti të opozitës nuk do të mund ta kalojnë as pragun zgjedhor,  kështu do ta humbin statusin e subjekteve politike dhe fitorja e LVV-së, do të shumëfishohet  në komperacion me zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit 2021", ka thënë Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat