“Kurti do të ndryshojë lojën e Vuçiçit”, analisti flet për të bëmat e Thaçit dhe Mustafës, përmend edhe “Kasapin e Ballkanit”

Politika

“Kurti do të ndryshojë lojën e Vuçiçit”, analisti flet për të bëmat e Thaçit dhe Mustafës, përmend edhe “Kasapin e Ballkanit”

Nga: M.H Më: 27 mars 2021 Në ora: 19:05
Albin Kurti

Kohëve të fundit kanë ngjallur reagimet disa deklarata që po shkëmbehen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Sebisë, Aleksandër Vuçiq.

Ishte votimi pro I PE-së për liberalizim të vizvë që nxiti kryeministrit të vendint, Albin Kurti që të iu drejtohet Këshillit të BE-së dhe Komisioni i BE-së duhet të veprojnë që t’i dhënë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës.

Pas kësaj nuk mbeti pa reaguar presidenti i Serbisë, i cili i ka bërë presion Bashkimit Europian që të “zbusin” kryeministrin e ri të Kosovës.

Për të mos mjaftuar me kaq ishte përsëri Kurti,ai i cili shpalli hapur se nuk do të ketë dialog për Asocacionin e Komunave Serbe, pasi sipas Kurtit, Kushtetuta e Kosovës e ndalon një organizim të tillë një etnik.

Mirëpo as sot nuk munguan deklaratat e presidentit të Serbisë, i cili në një takim që ka zhvilluar në një bazë ushtarake së bashku me ministrin kinez të Mbrojtjes, presidenti serb ka bërë të ditur grisjen publike të marrëveshjes së Uashingtonit që firmosi në prani të Presidentit Donald Trump dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Në këtë marrëveshje bëhet e ditur se Serbia do të ndalojë procesin e lobimit të ç’njohjeve të Kosovës. Por sot Vuçiç e ka riaktivizuar këtë akt politik të Beogradit.

Në lidhje me këtë temë njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar deklaratat që po shkëmbëhen mes Kurtit dhe Vuçiçit.

Qarri shprehët që është urgjente të ketë rifillim të bisedimëve pasi të gjitha marrëveshjet e nënshkruara nga Thaçi dhe Mustafa ishin të rrezikshme dhe që rrezikojnë për territorin e Kosovës.

Image
Gani Qarri

“Urgjenca e shtuar dhe presioni gjithnjë në rritje nga qarqe të ndryshme diplomatike të BE-së dhe SHBA-ve,për rifillimin e bisedimeve, pas zhvillimeve të gabuara të dialogut, gjatë gjithë dhjetë viteve të kaluara, kur në vazhdimësi u dikutua vetëm për çështje të brendshme të Republikës së Kosovës, duke u nënshkruar nga vet kuislingu Hashim Thaçi dhe jugokomunisti Isa Mustafa edhe marrëveshje të rrezikshme e kundërkushtetuese, që kërcënojnë hapur rregullimin e brendshëm shtetëror dhe tërësinë territoriale të Kosovës, si asociacioni një etnik i komunave serbe, e BE, tani insiston edhe të formohet, do ta venin në pozitë shumë të vështirë secilën qeveri dhe cilindo kryeministër, për faktin se tani ëshë çasti vendimtar, që për Kosovën, mund të marrë jo vetëm kuptimin, por edhe përfundimin tragjik, "të jeshë, apo të mos jeshë!", dhe vejë në pikpyetje edhe ekzistencën e shtetit të Kosovës”, u shpreh Qarri.

Analisti thotë që puna e parë e qeverisë së re është të shfuziqohen të gjitha marrëveshjet të cilat janë lëshimë të pafalshme kundërkushtetuese e kundërshtetëtore duke përfshi këtu edhe asociacionin e komunave serbe.

“Ndaj para se të shkohet në bisedime me një shtet ish okupator si Serbia, Qeveria e re dhe Kuvendi i Kosovës, duhet t’i shfuqizojnë urgjentisht të gjitha marrëveshjet e dëmshme e antikushtetuese të Hashim Thaçit e Isa Mustafës,të cilat rrezikojnë të tashmen dhe vejnë në rrezik të ardhmen e popullit dhe shtetit të Kosovës, ti vejnë ata para drejtësisë për këto lëshime të pafalshme kundërkushtetuese e kundërshtetërore, përfshi edhe asociacinoin e ashtuquajtur të komunave serbe dhe të kërkojë reciprocitet të plotë, për shqiptarët nën Serbi, njejtë me ato që kërkon Serbia për serbët në Kosovë, sidomos për bashkëkombësit tanë në Kosovën Lindore”, theksoi analisti.

Qarri më tej, i jep të drejtë Kurtit për secilen deklaratë që po bën kundrejtë Vuçiqit pasiqë sipas tij Kurti nuk duhet të lejojë që përsëri të ketë shkelje të shtetit siç është bërë deri më tani.

Kosova për asnjë çmim nuk guxon ta shkatërrojë rendin e saj shtetrorë e kushtetues, as bosnjëzoj vendin, vetëm për 20 mijë pjestarë të pakicave serbëve, shton më tej Qarri.

“Kurti me të drejtë,ka kërkuar edhe vitin e kaluar nga BE, që fillimisht gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor t'i bashkëngjiten Bashkimit Evropian dhe njohin Kosovën,siç kërkon edhe tani, së pari të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën , pa shtyrje të mëtejme, e pastaj të insistohet për shkuarjen në bisedime dhe para se të insistohet në formimin e një asociacioni një etnik, kundërkushtetues, i ashtuquajtur i serbëve, të rishikohen të gjitha marrëveshjet, dhe dialogu të rifillohet në një rrafsh e dimension krejt tjetër, ku Kosova do të konsiderohej vërtetë shtet i barabartë dhe bisedimet të zhvillohen vetëm për marrëveshje ndërshtetrore, ndërmjet dy shteteve. Kurti ka plotësisht të drejtë edhe në komentimet e tij parimore dhe përgjigjet direkte e me argumente ndaj Vuçiqit, sepse Kosova është shtet i lirë e i pavarur, dhe nuk mund të lejoj më, që njejtë si në kohën e kuislingut Hashim Thaçi, Serbia të vendosë në Kosovë edhe për çështjet e saj të brendshme, Kosova për asnjë çmim nuk guxon ta shkatërrojë rendin e saj shtetror e kushtetues, as bosnjëzoj vendin, vetëm për 20 mijë pjestarë të pakicës dhe një të ashtuquajtur asociacion të serbëve, qoftë ai edhe i nënshkruar nga kuislingu Hashim Thaçi dhe jugokomunisti isa Mustafa dhe as të defilojë më, me fusnotën e kuislingut Hashim Thaçi nëpër takimet rajonale dhe ato evropiane, por si shtet i njohur nga komplet BE, e cila në dialog shkon vetëm për njohje reciproke, si dy shtete fqinje”, potencoi Qarri.

Nga ana tjetër, analisti thotë që Kurti do të jetë kryeministri i parë do të ia ndryshojë lojën meskine kriminelit Vuçiç dhe kasapit të Ballkanit, Millosheviqit pasiqë ka dhjetë vitë që Thaçi me udhëheqjen tij ka kërkuar edhe ndihmë për të copëtuar vendin.

“Dhe e gjitha kjo flet qartë, se Kurti është kryeministri parë që përfundimisht, do t`ia “ndryshojë lojën meskine” kriminelit dhe ish ministrit të informatave të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit,, Aleksandër Vuçiq, të luajtur sipas tekeve dhe dëshirës së tij, tash e mbi dhjetë vite, lojë të cilën, qysh në fillim të bisedimeve para më tepër se një dekade, vet Thaçi në udhëheqjen e vet, do të duhej ta bënte dhe jo me aktet e tij bizare, duke kërkuar edhe ndihmën ndërkombëtare për ndarjen dhe copëtimin e vendit, ta sillte Kosovën në prag të ekzistencës dhe shuarjes së tërësishme si shtet i lirë dhe i pavaruar”, përfundoi Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat