“Çështja e presidentit nuk është në ‘duart’ e LDK-së – ky është skenari që Kurti dhe Konjufca duhet përgatitur”

Politika

“Çështja e presidentit nuk është në ‘duart’ e LDK-së – ky është skenari që Kurti dhe Konjufca duhet përgatitur”

Nga: A.Morina Më: 28 mars 2021 Në ora: 12:26
Glauk Konjufca, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Çështja e zgjedhjes së presidentit të vendit është një nga temat më të rëndësishme për vendin. Nëse nuk arrihet që të zgjidhet presidenti, vendi rrezikon të shkojë edhe në një palë zgjedhje të reja.

Kandidatja për president, Vjosa Osmani po kundërshtohet nga partitë opozitare, madje edhe po ‘kërcënohet’ se nuk do t’i bëhet as kuorumi.

Ndonëse, LDK me kryetarin e ri, Lumir Abdixhikun kanë dhënë sinjale se ka ende shpresë për Osmanin dhe se disa deputetë të saj edhe mund të votojnë pro Vjosës.

Lidhur me këtë temë, profesori dhe njohësi i çështjevepolitike, Sulejman Mehazi, ka folur në një prononcim për gazetën “Bota sot” .

Mehazi tha se nuk ka rëndësi nëse LDK voton pro apo kundër Osmanit, e rëndësishme sipas tij është nëse Konjufca do të jetë i aftë t’ia bëj kuorumin asaj.

Image
Profesor Sulejman Mehazi

“Se a është pro apo kundër LDK-ja për Vjosa Osmani nuk është me rëndësi, me rëndësi është se sa do jetë i aftë i pari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Kofujnca, me anë të 120 deputetëve t'ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit”, deklaroi ai.

Mehazi përmendi edhe sia veprime dhe variante politike që Albin Kurti dhe Glauk Konjufca janë të detyruar t’i bëjnë, për ta zgjedhur Vjosa Osmanin Presidente.

“Për t'u bërë presidente Vjosa Osmani, Albin Kurti e Konjufca do jenë të detyruar të përdorin disa veprime apo variante politike:

- me anë të një marrëveshje të fshehtë të deputetëve të partive opozitare me Vjosën e Kurtin për të bërë numrin e duhur të votave për Vjosa Osmanin presidente, në stilin e Zaevit i cili për ndryshimin e kushtetutës dhe emrit të Maqedonisë përvetësoi nëntë deputetë të partisë maqedonase opozitare të VMRO-së.

- varianti tjetër politikë i qeverisë së Kurtit dhe Vjosa Osmanit ndaj LDK-së, po edhe ndaj PDK-së është për ndonjë marrëveshje ambasadorësh e konsujsh për partinë opozitare të LDK-së. Pikërisht LDK-ja këmbëngulë qëllimshëm kundër kandidaturës së Vjosa Osmanit për t'ia marrë Vjosa Osmanit kulaçin e disa ambasadorëve e konsujve në dobi të LDK-së së Abdixhikut. Marrëveshjet politike për president të Kosovës në mes Abdixhikut, Albinit e Vjosës do bëhen në stilin e përfitimeve të dy palëve, LDK-ja thotë, ne ju votojmë, po çfarë fitojmë prej jush?”, nënvizoi Profesori.

Në fund, ai tha se me largimin Mustafës, PDK-së i ka humbur edhe ndikimi i saj mbi LDK-në, tani këto parti i bashkon vetëm opozita.

Mehazi u shpreh i vendosur se Osmani do të bëhet president e vendit dhe LDK vetëm do bëjë manovrime në zhurmshme politike e asgjë më shumë

“Me largimin e Thaçit, Veselit nga PDK-ja, po dhe me largimin e Isa Mustafës e ardhjen e Abdixhikut në krye të LDK-së kurrsesi nuk mund të ndikojë PDK-ja te LDK-ja për Vjosa Osmanit presidente, po afrimi i i njëjtë i LDK-së me PDK-në është si parti opozitare, si humbëse të zgjedhjeve, e asgjë më afër.

Një gjë dihet se Vjosa Osmani do bëhet presidente e Republikës së Kosovës, s'ka tjetër, LDK-ja vetëm që do bëjë manovrime në zhurmshme politike e asgjë më shumë”, përfundoi profesor Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat