Dërgimi në Kushtetuese, juristi: Lista Serbe nuk ka të drejtë të kërkojë dy ministri

Politika

Dërgimi në Kushtetuese, juristi: Lista Serbe nuk ka të drejtë të kërkojë dy ministri

Nga: A.Z Më: 30 mars 2021 Në ora: 13:56
Lista Serbe

Dje Lista serbe e ka dërguar Qeverinë e Albin Kurtit në Gjykatën Kushtetuese, pas vendimit të kësaj të fundit që këtij komuniteti t’i takojë vetëm një ministri.

Përmes një komunikate, Lista Serbe ka thënë se nuk po respektohen të drejtat e popullit serb në Kosovës.

“Ankimi kundërshton vendimin e Asamblesë për zgjedhjen e Qeverisë në Prishtinë nga 22 Mars, 2021, në të cilin komunitetit serb iu dha vetëm një ministri edhe pse sipas Kushtetutës ishte i detyruar të caktonte dy. Lista Serbe pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë në përputhje me të drejtën kushtetuese duke respektuar të drejtat e popullit serb, por edhe të komuniteteve të tjera jo-shumicë”, thuhet në komunikatën e Listës serbe.

Image
Muhamet Kelmendi

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve juridike dhe profesori Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se në gjykatën Kushtetuese është e drejtë të bëjnë padi për kushtetueshmëri, sepse në Qeveri duhet të jenë një ministër nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet jo shumicë, ndërsa, ministër të tretë mund të ketë vetëm nëse janë më shumë se 12 ministri.

“Në Gjykatën Kushtetuese është e drejtë e subjekteve juridike parlamentare, e grupit të qytetarëve, e Avokatit të popullit dhe të Presidentit të bëjnë padi për kushtetutshmëri. Pra, nuk është asgjë e re, pse Lista Serbe e ka dërguar në Gjykatë padinë dhe pse kërkon "dy" ministri. Në Kushtetutën e Kosovës, neni 96, paragrafi 3, qëndron: "Në Qeveri do të jenë së paku një (1) Ministër nga komuniteti serb dhe një (1) Ministër nga ndonjë komunitet tjera joshumicë në Kosovë. Nëse janë më shumë se 12 ministri, Qeveria do të ketë edhe një ministër të tretë, i cili përfaqëson një nga komunitetet jo shumicë në Kosovë". Nga ky përkufizim kushtetues vërehet se në Kosovë kur ka mbi 12 ministri, minoritetet i kanë tre ministra”, ka theksuar ai.

Kelmendi tutje ka shtuar se ministri i tretë nuk do të thotë të jetë domosdo serb, mund të jetë edhe nga komunitetet tjera, kështu që nëse kërkohet nga gjykata të jetë edhe një ministër, Qeveria është e lirë të vendos se kë do të marrë.

“Mirëpo, kjo nuk i takon vetëm minoritetit serb. Ministri i tretë mund të jetë ashkali, romë, turk, egjiptian, boshnjakë etj. Jo, pra, domosdo vetëm serb. Une nuk di sa ministra i kanë minoritetet, por nëse nuk janë 3 ministra kur Qeveria e Kosovës i ka mbi 12 ministri, Gjykata do të kërkojë që edhe një ministër nga ndonjë komunitet jo shumicë të caktohet në Qeveri. Tash a është ministri nga komuniteti romë, turk, egjiptian, ashkali, boshnjak a serb, varet nga Qeveria. Gjykata nuk mund të obligojë Qeverinë që këtë a atë ministër, të këtij a atij komuniteti, ta caktojë nga Qeveria në Ministër të tretë të komuniteti. Qeveria është e lirë për të vendosur mbi ministrin e tretë dhe askush nuk mund të detyrojë në caktimin e ministritë nga një komunitet”, ka deklaruar Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat