Cilat janë sfidat e Qeverisë Kurti II? Flet deputetja e VV-së

Politika

Cilat janë sfidat e Qeverisë Kurti II? Flet deputetja e VV-së

Nga: A.Z Më: 30 mars 2021 Në ora: 15:53
Qeveria Kurti

Nga zgjedhjet e 14 shkurtit, fitues doli Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin. Si subjekti fitues, në Kuvend ka 58 deputetë.

Kurti me 22 mars formoi qeverinë Kurti II, që natyrisht e presin sfida. Por, gjatë fushatave zgjedhore më së shumti janë përmendur çështja pandemike dhe rimëkëmbja ekonomike.

Kështu, lidhur me atë se cilat janë sfidat kryesore të kësaj Qeveria, në një intervistë për “Bota sot”, deputetja e LVV-së Labinotë Demi-Murtezi, ka theksuar pandeminë.

Demi-Murtezi thotë se edhe çdo gjë tjetër funksionale shtetërore ka nevojë për përmirësim, por sipas saj, çdo gjë do i'a dalim bashkë me qytetarët.

“Qytetarët tanë janë me fat që tani e tutje qeverisë së vendit do t’i prijë Kryeministri Kurti me ekipin e tij. Sfida e parë padyshim mbetet pandemia, si një realitet i pashmangshëm, por sfiduese vazhdon të jetë thuajse çdo hallkë funksionale shtetërore. Thuaja çdo digaster ka nevojë për rishikim e hapa konkretë në përmirësimin e mundshëm të tyre, por me dije e vullnet dhe në bashkëpunim me qytetarët, jam e bindur se do t’ia dalim”, ka deklaruar ajo për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat