“Serbia në provën e zjarrit”, këto janë arsyet e grisjes së marrëveshjes së Uashingtonit nga Vuçiç

Politika

“Serbia në provën e zjarrit”, këto janë arsyet e grisjes së marrëveshjes së Uashingtonit nga Vuçiç

M.H. Nga M.H. Më 30 mars 2021 Në ora: 16:18
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, 4 shtator 2020

Çështja Kosova-Serbi vazhdon të jetë një temë shumë e diskutuar si nga dy vendet ashtu edhe nga ndërkombëtarët. Mosarritja e një marrëveshje mes dy shteteve ka bërë që të ketë nevojë ende për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, mirëpo pas ndonjë zgjidhje.

Pavarësisht se janë arritur më shumë se 30 marrëveshje në mes të dyja vendeve për 10 vite dialog, shumica prej tyre nuk janë respektuar nga ana e Serbisë, shkruan “Bota sot”.

Mirëpo, skandalet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç nuk kanë të ndalur. Pas atij me hartën e Kosovës, tani ai ka grisur marrëveshjen e Uashingtonit, të cilën e firmosi në prani të Presidentit Donald Trump dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Këtë veprim, presidenti serb Aleksandër Vuçiq e ka ndërmarrë pas qëndrimit të qartë të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për dialogun me Serbinë.

Në lidhje me këtë temë, profesori universitar Enver Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se grisja e marrëveshjes së Vuçiçit në prani të ministrit kinez lidhet për disa arsye.

Profesori fillon me arsyen e parë duke thënë që ai nuk dëshiron të vazhdojë dialogun me Kosovën sepse ka ardhur deri tek fundi i dialogut dhe i druhet shumë një marrëveshje përfundimtare me Kosovën. Së dyti, sipas profesorit është që nëse Vuçiç është vënë në vështirësi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, sepse do t'i duhet që ambasadën e shtetit të tij ta transferojë nga Tel Avivi në Jeruzalem. Për këtë arsye u bë shumë mirë që Kosova e hapi ambasadën e saj në Jeruzalem.

Kështu sipas tij, nëse Kurti nuk do ta pranonte ta vendose ambasadën në Jeruzalem këtë situatë do ta kishte shfrytëzuar Vuçiç duke thënë që është Kosova ajo e cila nuk po e respekton marrëveshjen në Uashington.

“Po. Aleksandër Vuçiç para disa ditësh në prani të ministrit kinez të Mbrojtjes në kazermën ushtarake të Dedinjës në Beograd, tha se e ka grisur marrëveshjen e Uashingtonit dhe se "Jam krenar për faktin që unë do të legjitimoj shtetësinë e Kosovës"! Në fakt presidenti i Serbisë e ka grisur Marrëveshjen e Uashingtonit për disa arsye: Së pari, sepse ai nuk dëshiron që ta vazhdojë dialogun me Kosovën, sepse ka kuptuar se tani ka ardhur në finish ky dialog dhe do t'i duhet të nënshkruajë njohjen e saj si shtet sovran dhe i pavarur. Vuçiç i druhet një vendimi të tillë, sepse ka kuptuar se nënshkrimi i marrëveshjes përfundimtare me Kosovën për njohjen e saj do t'i kushtojë humbjen e pushtetit. Ashtu si udhëheqësit e tjerë në Ballkan, edhe presidenti i Serbisë është një politikan tejet i korruptuar dhe për pasojë ka frikë të largohet nga pushteti. Prandaj dëshiron që të vështirësojë rrugën e nisur të dialogut dhe të evitojë epilogun e këtij dialogu, që do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës. Së dyti, Vuçiç është vënë në vështirësi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, sepse do t'i duhet që ambasadën e shtetit të tij ta transferojë nga Tel Avivi në Jeruzalem. Për këtë arsye u bë shumë mirë që Kosova e çeli ambasadën e saj në Jeruzalem, me këtë akt ia pamundësoi Vuçiçit alibinë mos transferimin e ambasadës serbe në këtë qytet. Po të mos pranonte Albin Kurti ta vendoste ambasadën në Jeruzalem, jo vetëm nuk do të kishte ambasadë të Kosovës e lidhje diplomatike të saj me Izraelin, por këtë situatë do ta kishte shfrytëzuar Aleksandër Vuçiç në favor të tij. Do të thoshte se "Derisa Kosova nuk e zbaton Marrëveshjen e Uashingtonit, edhe ne serbët nuk kemi pse ta bëjmë një gjë të tillë", është shprehur profesori.

Bytyçi më tej thotë se Serbia është nën presion të madhe Lindjes kryesisht të Rusisë, por edhe të Kinës, që të mos e transferojë ambasadën e tij nga Tel Avivi në Jeruzalem e që ndryshe prej Serbisë, Kosova vetëm e ka hapur atje ambasadës.

Image
Enver Bytyçi

Sipas tij, Serbia do ta ketë të vështirë pasi që kundër saj janë edhe evropianët ndërsa aleatët e Serbisë, sidomos Moska, duan që të realizojnë objektiva gjeostrategjike anti-NATO, anti-amerikane dhe anti-europiane në Lindjen e Mesme dhe se marrëveshja e Uashingtonit e vendosi Serbinë në provën e zjarrit.

“Tani Serbia është nën presionin e madh të Lindjes, kryesisht të Rusisë, por edhe të Kinës, që të mos e transferojë ambasadën e tij nga Tel Avivi në Jeruzalem. Kosova e kishte më të lehtë, sepse nuk po bënte ndonjë transferim, thjesht po hapte për herë të parë ambasadën e saj në Izrael dhe për të nuk ka asnjë rëndësi se ku do të hapej kjo ambasadë.Por Serbia e ka më të vështirë, sepse akti i transferimit të ambasadës është kundërvënie e hapur e politikave të aleatëve të Serbisë në Lindjen e Mesme. Edhe europianët janë kundër, por thjesht për shkak të principeve dhe jo interesave që ato kanë në Lindjen e Mesme. Ndërsa aleatët e Serbisë, sidomos Moska, duan që të realizojnë objektiva gjeostrategjike anti-NATO, anti-amerikane dhe anti-europiane në Lindjen e Mesme. Serbia është nën presionin e Kremlinit dhe nuk dëshiron të prishë miqësinë me Rusinë. Marrëveshja e Uashingtonit e vendosi Serbinë në provën e zjarrit. Do të shkëputet ose jo nga aleanca tradicionale me Rusinë. Nëse vendos që ambasadën e saj ta transferojë në Jeruzalem, ajo do të bëjë një hap të madh drejtë perëndimit. Nëse jo, kuptohet se Serbia nuk mund të largohet nga miqësia e ngushtë me Rusinë”, ka theksuar Bytyçi.

Nga ana tjetër, grisja e marrëveshjes së Serbisë nuk lidhet me Kurtin mirëpo me lidhjet e ngushta serbo-ruso gjithashtu edhe me të ardhmen e tij sepse nëse ai njeh Kosovën atëherë nuk do të kishte pengesë për transferimin e ambasadës së tij në Jeruzalem.

“Deklarata e presidentit të Serbisë për të grisur Marrëveshjen e Uashingtonit nuk lidhet me Albin Kurtin. Lidhet me lidhjet e ngushta serbo-ruse dhe serbo-lindore. Lidhet me pushtetin e Aleksandër Vuçiç dhe të ardhmen e tij. Nëse ai njeh shtetësinë e Kosovës, atëherë nuk do të kishte asnjë pengesë për transferimin e ambasadës së tij nga Tel Avivi në Jerizalem. Sepse njohja e Kosovës nga ana e Serbisë e shkëput atë nga ndikimi i Lindjes dhe Rusisë”, ka potencuar profesori.

Ndër të tjera, Bytyçi thotë që për dialogun me Kosovës dhe Serbisë pengesë nuk është Kurti sepse Kurti është deri tani pengesë e projektit të Serbisë së Madhe në Ballkan mirëpo që ky qëndrim bie në kundërshtim me programet e Serbisë si dhe Rusisë.

Mohimi i masakrave nga ana e Serbisë është në akt ekstrem mirëpo që bota nuk do të heshtë më në një dramë të tillë.

“Në këtë moment qeveria e Beogradit do të ankorohej përfundimisht në bordin e anijes euro-atlantike. Ky është problemi. Vuçiç e përdor Albin Kurtin dhe pozicionin e këtij për dialogun si alibi të qëndrimeve të tij. Në fakt halli i tij është se në cilin tren do të udhëtojë dhe në cilin stacion do të ndalojë. Nuk është Kurti pengesë e dialogut. Kurti është deri tani pengesë e projektit të Serbisë së Madhe në Ballkan, gjë për të cilën u bënë dhe luftërat e përgjakshme të viteve 1990, të cilat përfunduan me bombardimet e NATO-s kundër Serbisë. Dhe ky qëndrim dhe kjo politikë bie në kundërshtim me programet e Serbisë si dhe projektet e Rusisë për ndikimin e prezencën e saj në Ballkan. Mjafton të shohim atë se çfarë po ndodh sot në Mal të Zi e të marrim vesh se ku synon politika serbe e ruse në rajon. Qeveria proruse e proserbe e Podgoricës mohoi masakrën e Srebrenicës. Është akti më ekstrem i qëndrimeve serbe pro politikave ruse në Ballkan. Bota nuk do të hesht para një drame të tillë. As Vuçiç nuk do ta ketë të lehtë të kapërcejë gonocidin serb në Bosnjë-hercegovinë e në Kosovë”, ka deklaruar Enver Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat