Vendimi i LDK-së, analisti: LDK zgjodhi variantin më pak të rrezikshëm për të ardhmen e tyre

Politika

Vendimi i LDK-së, analisti: LDK zgjodhi variantin më pak të rrezikshëm për të ardhmen e tyre

Nga: A.SH Më: 30 mars 2021 Në ora: 20:02
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku theksoi sot se pas një diskutimi të hapur kanë marrë vendim që partia që ai drejton do të marrë pjesë në votim për presidentin e vendit, siç tha ai pa paragjykuar votimin e deputetëve.

Mirëpo se, kur do të mbahet seanca për zgjedhjen e Presidentes endet nuk dihet.

Analisti politik, Leon Duhanaj, në një pronocim për “Bota sot” ka thënë se, kjo çfarë po bën LDK është një reformë brenda saj.

Për mendimin tim, LDK, pas një rënie drastike në zgjedhje, nuk kishte rrugë tjetër por reformave rrënjësore. Reformën, duket ta kenë filluar me zgjedhjen e kryetarit, kryesisë dhe këshillit të përgjithshëm. Tani mbetet të shihet, se sa do të arrijnë ta shtyjnë edhe në nivel degësh dhe nëndegësh, si dhe t'i presin rezultatet. Tani, pas këtyre ndryshimeve, janë në presion të marrjes së vendimeve të rëndësishme për të ardhmen. Një ndër to, e që për momentin duket të jetë me i rëndësishmi, është pikërisht zgjidhja e situatës me znj. Vjosa Osmani”, ka thënë Duhanaj.

Image
Leon Duhanaj

 

Sipas tij, nëse LDK nuk do ta mbështeste Osmanin për presidente atëherë do të ndikonte në ndarjen përfundimtare të një mase elektorale të LDK-së.

“Në vendim ka mundur të jetë negativ dhe të mbahen inatet, por që do të ndikonte në ndarjen përfundimtare të një mase elektorale të LDK-së. Dhe tjetri vendim, të bëjnë marrëveshje pajtimi me znj. Osmani, ta mbështesin në pozitën e Presidentes dhe të besojnë që ajo si kundërvlerë, do t'i bëj ftesë elektoratit të vetë për t'u rikthyer”, shprehet Duhanaj.

Në fund ai deklaron se, me mbështetjen e Osmanit LDK e kanë zgjedhur variantin më pak të rrezikshëm për të ardhmen e tyre dhe kjo d’tuiu shpërblehet në zgjedhjet lokale.

Tani, nëse LDK e ka marrë vendimin për ta mbështetur znj. Osmani, më duket që e kanë zgjedhur variantin më pak të rrezikshëm për të ardhmen e tyre. Edhe pse znj. Osmani me qëndrimet e saja, ka bërë dëme të pariparueshme në LDK, prapë mendoj që në aspektin afatgjatë mund të kenë më shumë sukses sesa të mbajnë vijën e konfliktit. Mendoj që kjo do t'u shpërblehet mënjëherë në zgjedhjet lokale, natyrisht nëse Znj. Osmani i jep shenjë elektoratit të vetë për t'u rikthyer, edhe pse nuk besoj që shumica e votuesve të kenë ikur për që janë bindur për me mirë, sa që ka ndikuar zhgënjimi me LDK-në”, përfundon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat