Vendimi i Abdixhikut, bën që LDK-ja e tij, të dallojë nga LDK-ja e Mustafës

Politika

Vendimi i Abdixhikut, bën që LDK-ja e tij, të dallojë nga LDK-ja e Mustafës

Nga: A.Z Më: 30 mars 2021 Në ora: 23:24
Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës vendosi që të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës kurdo që të mbahet seanca parlamentare për këtë çështje.

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, tha pas një takimi me deputetet e kësaj partie se Lidhja Demokratike nuk do të paraqesë pengesa dhe do të ushtrojë detyrimin e saj kushtetues për të marrë pjesë në votimin e presidentit të vendit.

Kjo ngjalli shumë reagime, kështu analisti Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se ky vendimi e bënë të dallojë nga LDK-ja e Mustafës, dhe nga kjo Abdixhiku ka thyer edhe dyshimet se është pasardhës i Mustafës.

“Të mos e kishte marrë LDK-ja këtë qëndrim të mençur të marrjes pjesë të deputetëve në parlamentin e Kosovës me rastin e zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente të Kosovës, atëherë LDK-ja e Abdixhikut nuk do dallonte prej LDK-së së Isa Mustafës. Veprimi i guximshëm i Abdixhikut për pjesëmarrjen në parlament me rastin e votimit të Vjosa Osmanit për president, i theu të gjitha dyshimet se kryetari i sapo zgjedhur i LDK-së, Abdixhiku, është pasardhës piunë i Isa Mustafës. Qëndrimi zyrtar i marrjes pjesë në parlament, LDK-së sado pak i’a ka kthyer besimin që e kishte humbur gjatë inateve politike të Isa Mustafës e Agim Veliut”, ka theksuar ai.

Tutje Mehazi ka shtuar se përmes kësaj, Abdixhiku ka bërë me dije se do të bëjnë luftë politike, por jo inate politike, madje kjo ka ndikuar edhe në atë që Osmani të bashkëpunojë me ish-partinë e saj LDK-në.

“Abdixhiku me përkrahjen e Vjosa Osmanit ua bënë me dije qytetarëve të Kosovës se kaloi koha e inateve individuale, e se kryetari i ri Abdixhiku, së bashku me anëtarët e kryesisë së LDK-së do të bëjnë luftë politike e jo inate politike individuale. Ky veprim politik i LDK-së tërrthorazi e indirekt ka detyruar Vjosa Osmanin që përveç qeverisjes me Kurtin, si presidente e Kosoves të bashkëpunojë edhe me ish-partinë e saj LDK-në. Vjosa Osmani do qeverisë vendin me Albin Kurtin, kursesi një pjesë të presidencës së shtetit do ta udhëheqë me LDK-në. LDK-ja politikisht humbi qeverinë, po merr pjesën e kulaçit të presidentit të Kosovës”, përfundoi Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat