Vendimi i Abdixhikut, analisti: Vetëm kështu LDK-ja i kthehet zërit të qytetarëve

Politika

Vendimi i Abdixhikut, analisti: Vetëm kështu LDK-ja i kthehet zërit të qytetarëve

Nga: N. H Më: 30 mars 2021 Në ora: 23:36
Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë vendim që të marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Kështu kumtoi kreu i partisë, Lumir Abdixhiku pas takimit me deputetët e partisë së tij.

“LDK-ja nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidentit të vendit, që LDK si gjithherë do të ushtrojë detyrimin e saj kushtetues e të marrë pjesë në votimin e presidentit të vendit”, tha ai.

E, lidhur me këtë vendim të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur njohësi i çështjeve politike.

Analisti tjetër politik, Faton Mehmeti, është i mendimi se vendimi i fundit i Abdixhikut dhe LDK-së ishte i drejtë dhe i bazuar në kërkesat e votueseve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Image
Faton Mehmeti

“Në këtë logjikë e vlerësoj si shumë të dobishëm dhe krejtësisht të drejtë vendimin e kryesisë së LDK, e cila ka vendosur të ndryshojë kursin e saj. Vetëm kështu LDK-ja i kthehet zërit të qytetarëve, i cili kaherë ka hasur në vësh të shurdhër të Kryesisë dhe kryetarit të mëparshëm. LDK, duket se po kthehet në rrugën e drejtë, por duhet shumë reforma për të kthyer partinë aty ku duhet”, është shprehur Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

Krejt në fund, analisti Mehmeti nënvizon se vetëm me vendime të tilla, duke dëgjuar çdoherë zërin e qytetarëve kjo parti mund të kthehet në rrugën e saj.

“Vetëm me dëgjimin e zërit, kërkesave të qytetarëve, LDK-ja kthehet në rrugën e drejtë dhe të ngritjes së saj”, ka thënë krejt në fund, analisti politik, Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat