Lista Serbe ka të drejtë të parashtrojë kërkesë në Kushtetuese për të pasur dy ministri

Politika

Lista Serbe ka të drejtë të parashtrojë kërkesë në Kushtetuese për të pasur dy ministri

Nga: M.H. Më: 31 mars 2021 Në ora: 07:27
Gjykata Kushtetuse

Lista Serbe paraqiti të hënën një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, për, siç tha, mbrojtjen e interesave të popullit serb.

Ankesa u paraqit në emër të dhjetë deputetëve të Listës Serbe dhe deputetëve të Partisë së Bashkuar Gorane.

Në njoftimin për media thuhet se ankesa “sfidon vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë në Prishtinë, më 22 mars, 2021, me të cilin popullit serb i është dhënë vetëm një ministri nën menaxhim, edhe pse duheshin dy”.

“Sot, Lista Serbe paraqiti një ankesë në Gjykatën Kushtetuese në emër të dhjetë deputetëve të Listës Serbe dhe deputetëve të Partisë së Bashkuar Gorane me qëllim që të mbrojë interesat e popullit Serb.

Ankesa e kundërshton vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë në Prishtinë, 22 Mars 2021, ku vetëm një ministri iu dha popullit Serb për ta menaxhuar, megjithëse sipas Kushtetutës, ishte e obliguar për t’i dhënë dy.

Në lidhje me këtë temë, juristi Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që është e drejtë e Listës Serbe të ushtrojnë kërkesë të tillë në Gjykatë pasiqë Kushtetua nuk e thotë qartë sa ministry i takojnë minoritetëve.

Image
Blerim Burjani

“Është e drejtë për të ushtruar kërkesë në këtë Gjykatë, duke pas parasysh se Kushtetuta nuk e thotë qartë sa ministri i takojnë minoritetëve veç e veç”, u shpreh Burjani.

Ndër të tjera, juristi thotë që Kushtetuesja nuk interpreton zbrasira juridike por vetëm norma për këtë arsyje në këtë Gjykatë nuk parashihet se sa ministri iu takojnë komunitetëve.

“Gjykata Kushtetuese nuk interpreton zbarsira juridike por vetëm norma, andaj ndarja e ministrave nuk parashihet sa iu takojnë komunitetëve por kanë të drejtë të kenë ministri”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat