Arrestimi i katër personave, juristi tregon se ku qëndron problemi në Telekom

Politika

Arrestimi i katër personave, juristi tregon se ku qëndron problemi në Telekom

Nga: A.SH Më: 31 mars 2021 Në ora: 16:44
Telekomi i Kosovës

Profesori dhe jursiti Muhamet Kelmendi ka komentuar rastin e djeshëm që ndodhi në Telekomin e Kosovës, duke u arrestuar kështu katër persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ai thotë se, sa i përket dëmit që i është bërë Telekomit të Kosovës, nuk është në pyetje vetëm ata katër persona që u arrestuan, por tek subjektet nënshkruese të kontratave vdekjeprurëse për Telekom.

“Në çështjen e kontratave dhe të dëmit qe iu ka bërë Telekomit të Kosovës nuk është në pytje vetëm katërshja e arrestuar.
Përkundrazi! Përgjegjësia shtrohet më gjerë dhe kalon nga Telekomi tek subjektet nënshkruese të kontratave vdekjeprurëse për Telekom. Ajo që është kryesore nuk është vetëm arrestimi i këtyre katër zyrtarëve dhe ish zyrtarëve, sepse përfitimet e tyre janë të mëdha dhe natyrisht se arrestimi kundruall përfitimeve janë fare të parëndësishme, por edhe pergjegjesia e palëve tjera në kontrata. Kjo edhe për faktin se dënimet zakonisht në rastet e tilla janë me kushte dhe shumë rallë ndodhë që nga gjykatat të jepn dënime me burg”, ka thënë Kelmendi.

Sipas tij, arrestimi është një vendim i mirë, por çështja është te nënshkrimi i kontratave në Telekom me subjekte tjera.

“Mirëpo, çështja, po përsërisë, nuk është te arrestimi, ndonëse është i mire veprimi, por te kontratat e nënshkruara nga Telekomi me subjektet tjera. Këtu është e domosdoshme të analizohen kontratat e nënshkruara dhe çdo kontratë që është nënshkruar, nëse ka elemente të tilla që e dematojnë subjektin, njërin a tjetërin, në kundërshtim me rregullat e mirebesimit reciprok ekonomiko-financiar, anulohet dhe kontrata nuk zbatohet. Këtë punë duhet domosdo të shqyrtojnë organet kompetente dhe të anulojnë kontratat që e kanë sjellur Telekomin e Kosovës në prag të likuidimit”, shprehet ai për “Bota sot”.

Image
Muhamet Kelmendi

 

Në fund ai tregon se si veprohet tutje në këso lloj rastesh.

Ai thekson se, kontrata duhet të anulohen dhe nënshkruesit ose personat përgjegjës të merren penalisht në përgjegjësi.

Natyrisht se nëse një subjekt kontraktues e ka ditur dhe me qëllim ka vepruar me mjete e me forma tjera të presionit a të interesave financiare në nënshkrimin e një kontrate anti interesave të barabarta ekonomike, subjekti i tillë dënohet dhe i anulohet edhe veprimtaria që rrjedhë nga ajo kontratë. Kjo çështje e ngarkon domosdo udhëheqjen e Telekomit të Kosovës. Ata merren në arrest dhe dënohen. Por, krahas kësaj, gjenden subjektet që është lidhur kontrata, si dhe edhe ndaj atyre subjekteve merren masa juridike penale dhe ngarkohen me përgjegjësi dhe me kompensimin e dëmit të krijuar nga këto kontrata të dëmshme.
E përsërisë: Kontrata anulohet. Nënshkruesit ose personat përgjegjës merren penalisht në përgjegjësi. Dëmi i shkaktuar kompenzohet. Kjo është e domosdoshme. Mbetet të presim veprime. Organet e shtetit kërkohet të marrin masa në Telekom dhe në subjektet nënshtruese të kontratave. Këtu dëmi nuk ka ardhur tek kontratat vetëm nga një subjekt, por këtu kemi dy palë përgjegjëse dhe aty nuk ka pardon. Përgjegjësia penale dhe ekonomiko-financiare është e të dy palëve në kontrata dhe shteti duhet të vepron”, përfundon Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat