Qëndrimi i LDK për të marrë pjesë në votim, Bytyçi: Ka evituar dilemat të disa kundërshtarëve politikë të kësaj partie

Politika

Qëndrimi i LDK për të marrë pjesë në votim, Bytyçi: Ka evituar dilemat të disa kundërshtarëve politikë të kësaj partie

Nga: A.SH Më: 31 mars 2021 Në ora: 22:03
LDK

LDK ditë më parë kanë bërë publik qëndrimin e tyre, se do të marrin pjesë në votim për të zgjedhur presidenten e Kosovës.

Opinionisti Adem Bytyçi ka komentuar veprimin e LDK-së, duke thënë se, me këtë akt ka fituar simpatinë e shumë qytetarëve të Kosovës.

“Vendimi i LDK-së , për të mos e bojkotuar seancën e Parlamentit me rastin e zgjedhjës së znj.Vjosa Osmanit Presidente të Kosovës dhe për t'ia dhënë votëbesimin për këtë post kaq të rëndësishëm për vendin tregon se, ky subjekt politik me këtë akt ka fituar simpatinë e shumë qytetarëve të Kosovës. Jo vetëm kaq, por një qendrim i tillë i LDK-së, ka evituar dilemat të disa kundërshtarë politikë të kësaj partie, se kjo parti nuk do të kontribuojë në konstituimin e institucioneve demokratike dhe shtetërore pas zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit 2021, dhe vendin do ta dërgojë përseri në zgjedhje të parakohshme të pa nevojshme në një krizë të thellë ekonomike dhe pandemiologjike”, ka thënë ai.

Sipas tij, LDK po dëshmon se me ndryshimet në parti, ka filluar të konsilidohet me shpejtësi për ta rikëthyer imazhin, reputacionin dhe përkrahjen që e kishte dikur nga qytetarët e vendit

“Qëndrimi i LDK-së, në rastin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës ka bindur shumë kundështarë politikë se kjo parti është parti konstitucionaliste dhe këtë rrugë thuajse e ka ndjekur gjatë gjithë veprimtarisë së saj politike shtetëndërtuse. Madje, sipas sjelljeve që po i dëshmon në skenën politike aktualisht LDK, po jep për të kuptuar se pas disa ndryshimeve të fundit në strukturat udhëheqëse në këtë parti, kjo parti pas një rënie të thellë në zgjedhjet e fundit të parakohshme të 14 shkurtit 2021, ka filluar të restaurohet dhe të konsilidohet me shpejtësi për ta rikthyer imazhin, reputacionin dhe përkrahjen që e kishte dikur nga qytetarët e vendit. Gjithsesi nëse LDK, vazhdon të kultivojnë një diskurs politik të arsyeshëm në raport me institucionet legjitime shtetërore pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, ka gjasa të rrisë përkrahjen e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme kurdo që do të mbahen ato”, përfundon ai për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat