Letra e Marcon për Kurtin, analisti zbulon kuptimin e qartë të saj, ja për çfarë është koha tani

Politika

Letra e Marcon për Kurtin, analisti zbulon kuptimin e qartë të saj, ja për çfarë është koha tani

Nga: A.SH Më: 1 prill 2021 Në ora: 14:47
Albn Kurti, Emmanuel Macron

Pas letrës së presidentit amerikan Joe Biden muaj më parë edhe presidenti francez Emmanuel Macron, i ka dërguar letër kryeministrit Albin Kurti, duke e uruar por në të njejtën kohë duke u shprehur se, ofron mbështetjen e tij edhe për dialogun Kosovë-Serbi që, sipas tij, duhet të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Profesori Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar letrën e presidentit francez Macron duke thënë se, e ka kuptimin e seriozitetit ndaj dialogut të stërgjatur të dy shteteve fqinje dhe se ka ardhë koha e trysnive të BE-së ndaj Serbisë që sa më shpejtë Vuçiqi e Brnabiqi të njohin Republikën e Kosovës si shtet i pavarur e sovran.

Sipas tij, kjo vrehet edhe tek deklarata kërcënuese dhe jo politike e presidentit serb.

“Pas letrës së presidentit Biden dërguar Serbisë së Vuçiqit për dialogun gjithëpërfshirës Kosovë-Serbi, ja dhe sihariqi i letrës së dytë uruese dërguar Kurtit nga presidenti francez, Macron, njësoj si e administratës amerikane përkrahë dialogun përfundimtar në mes Kosovës e Serbise për njohje reciproke të dy shteteve fqinje. Letra e presidentit të Francës, Macron, dërguar Albin Kurtit e ka kuptimin e seriozitetit ndaj dialogut të stërgjatur të dy shteteve fqinje dhe se ka ardhë koha e trysnive të BE-së ndaj Serbisë që sa më shpejtë Vuçiqi e Brnabiqi të njohin Republikën e Kosovës si shtet i pavarur e sovran. Kjo trysni evropiane e amerikane vërehet te deklarata e fundit nevrike, kërcënuese, jo politike e jo diplomatike e presidentit të Serbisë, Vuçiqit, i cili për shkak presionit nga Evropa që Serbia të njoh Kosovën e pavarur tha: "Nëse dikush mendon të ndërtojë stabilitetin në Ballkan me poshtërimin e serbëve- kjo nuk është e mundshme. Nuk shoh se njohja e Kosovës sjell stabilitet”, deklaron Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

 

Tutje Mehazi ka ka thënë se, elita politike serbe sa më shumë që i largohet dialogut për njohje të Kosovës, sa më shumë ua kthejnë shpinën BE-së e SHBA-se për shkak Rusisë, aq më mirë do bëhet për Republikën e Kosovës.

“Kurrë më parë nuk kanë qenë aq të pamatura deklaratat e Vuçiqit ndaj Kosovës, BE-së e SHBA-ve si këto të fundit, sa që mund t'i krahasojmë me ato të Millosheviqit. Sa më shumë që bëhet trysni nga amerikanët e evropianët për një marrëveshje përfundimtare të dialogut me Kosovën aq më shumë Vuçiqi përdor fjalorin kërcënues të paraardhësit të tij, Millosheviqit. Elita politike serbe sa më shumë që i largohet dialogut për njohje të Kosovës, sa më shumë ua kthejnë shpinën BE-së e SHBA-se për shkak Rusisë, aq më mirë do bëhet për Republikën e Kosovës. Rrugëtimi rrefuzues politik i Vuçiqit jo vetëm që ka humbur Kosovën, po mund ta humb edhe Sanxhakun”, përfundon Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat