Kushte apo dialog me Serbinë?

Politika

Kushte apo dialog me Serbinë?

Nga: N.Sh Më: 1 prill 2021 Në ora: 17:54
Ilustrim

Dialogu me Serbinë, pas formimit të institucioneve të Kosovës, pritet të rifillojë së shpejti.

Kështu janë thirrjet edhe nga BE-ja që ky proces të vazhdohet.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë dërguar disa letre Serbisë që marrëveshje të përmbyllet me njohje reciproke.

Për këtë çështje, juristi dhe analisti politik,  Blerim Burjani vlerëson se, qeveria e Kosovës për momentin është nuk ka ndonjë reagim dhe është statike.

“Kjo Qeveri njëherë nuk ka dinamikë në mendim dhe shpresë. Reaksione më shumë pozitive dhe ndihmesë po vjen nga SHBA, si miku ynë më i madh ndërkombëtar. Derisa Qeveria po hesht apo po përmendin hezitimin e tyre dhe kushtet nuk do të ishte aspak pozitive që të qiten kushte, sepse nëse pala e Kosovës qet kushte, Serbia shpëton për të gjetë zgjidhje dhe i konvenon shtyrja në pakufi dhe kurrë mos të të ketë zgjidhje”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, do të ishte dëm i madh të ketë kushte që dalin nga kjo qeveri, dhe do të ishte fatale për Kosovën.

“S’ka dialog me Serbinë me kushte, palët nuk duhet të vendosin kushte dhe objektiva të prera dhe përfundimtare, sepse do të favorizonin palën tjetër. Deri tash nuk kam pa guxim si instrument politik për zgjidhej nga kjo qeveri e cila më parë është e gatshme të vendos kushte sesa dialog të hapur”, përfundon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat