“Këtë duhet t’ia thotë në sy”, Donika Gërvallës i vjen thirrja: Ja pse duhet të përballet me Aleksandër Vuçiqin

Politika

“Këtë duhet t’ia thotë në sy”, Donika Gërvallës i vjen thirrja: Ja pse duhet të përballet me Aleksandër Vuçiqin

Nga: P.R Më: 1 prill 2021 Në ora: 21:47
Donika Gërvalla, Ministre e Jashtme eKosovës dhe Zëvendëskryeministre

“Çështja e hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem është punë e kryer. Kam përshëndetur njohjen diplomatike nga Izraeli dhe mendoj që çështja e ambasadës tonë në Izrael është çështje e kryer. Nuk do t’i hymë aventurave diplomatike për të rikthyer në shqyrtim një çështje që ka përfunduar”. Kjo deklaratë e Ministres së Jashtme të Kosovës dhe Zëvendëskryeministres, Donika Gërvalla ka bërë bujë nëpër mediat botërore. Krejt kjo pasi Kosova ishte nën presonin turk për hapjen e Ambasadës në Jerusalem, vendim të cilin e kundërshtonte Turqia.

E kjo deklaratë Gërvallës dallon nga ajo që kishte thënë Albin Kurti në takimin me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, të cilit i kishte premtuar se Kosova do ta shqyrtojë vendin e hapjes së Ambasadës në Izrael.

E sipas analistit dhe publicistit Rexhep Shahu, deklarata e Donika Gërvallës është konfirmim i asaj që është arritur me marrëveshjen e Washingtonit.

Image
Rexhep Shahu

““Çështja e hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem është punë e kryer”. Me këtë deklaratë, që besoj të jetë serioze dhe e menduar mirë, Donika Gërvalla filloi të fitojë nderimin tim e të shumë njerëzve dhe të zbehë dyshimet e mia se ajo do te ishte një kukull inati në duart e Albinit. Donika Gërvalla duket, dhe shpresoj të mos lejojë cenimin e marrëdhënieve të thella shpirtërore mes Kosovës e Amerikës. Edhe qorrat e shurdhanat e dinë se vendosja e marrëdhënieve diplomatike Kosovë - Izrael u bë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë siç nuk ka ndodhë kurrë për askënd asnjëherë dhe kjo marrëdhënie kishte kumbarë presidentin amerikan, siç nuk ka ndodhë kurrë më parë për asnjë shtet”, thotë Shahu.

Ai kritikon shtetin turk për presionin ndaj shtetit të Kosovës.

“Këto marrëdhënie diplomatike të vendosura në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës e Izraelit kur presidenti amerikan u bë edhe centralist i kryeministrit të Kosovës Hoti, kur e lidhi me kryeministrin e Izraelit, nuk mund të cenohen e të lëndohen se pastaj lëkunden themele. Kosovën turqit përmes Albinit duan ta vënë para alternatives o me Turqinë o me Izraelin e Amerikën. Kjo është trysni e turpshme dhe abuzim me miqësinë nga ana e Turqisë, por Kosova e ka bërë zgjedhjen e saj megjithë numrin në rritje të proturqëve e antiamerikanëve të fshehur në Kosovë”, thekosn publicisti Rexhep Shahu.

Ai shton se kushdo që del kundër hapjes së Ambasadës në Jerusalem, synon cenimin e marrëdhënieve mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kosova e ka të zgjedhur e të caktuar miqësinë e përjetshme me Amerikën sepse falë Amerikës ajo gëzon lirinë e pavarësinë dhe nuk është me koloni serbe. Unë besoj se kushdo që do të dale kundër vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem, do të cenojë miqësinë me Amerikën dhe do të përfundojë keq politikisht. Amerika nuk është shaka, është realitet”, shton Shahu.

Për fund, Rexhep Shahu i bën thirrje Donika Gërvallës që të përballet edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Shpresoj që Donika Gërvalla që derisa u bë Ministre e Jashtme e ka nxirë Kosovën nëpër botë, të këtë rast t'ia ngrejë dinjitetin dhe prestigjin Kosovës. Shpresoj të ndikojë që Kosova të mos i fshihet Serbisë dhe te përballet me Vuçiqin edhe vetë personalisht dhe t'ia thotë se serbët ia kanë vrarë babanë, i kanë vrarë njerëzit e saj të dashur dhe Donika Gërvalla pa patetikë, pa shkrime në fb se i erdhi dita e ora, të dije të mbrojë Kosovën diplomatikisht para Serbisë”, përfundon për “Bota sot”, analisti dhe publicisti Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat