Çfarë lidhje ka Nasuf Bejta me Vjosa Osmanin?!

Politika

Çfarë lidhje ka Nasuf Bejta me Vjosa Osmanin?!

Nga: A.M. Më: 2 prill 2021 Në ora: 14:29
Nasuf Bejta

Sot, Kosova pritet të ketë presidentin e ri të vendit, shkruan "Bota sot". Kandidatë për pozitën e presidentit janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

Kandidimi i Bejtës u bë i ditur pak orë më parë. Kandidaturën e ka konfirmuar edhe Bejta.

Por, kush është Nasuf Bejta?!

Ai nuk është emër i panjohur për opinionin, pasi në zgjedhjet e fundit ishte kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai është pjesë e Iniciativës së Vjosa Osmanit, si dhe ka qenë një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Bejta ka lindur në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë, shkruan "Bota sot".

Shkollën fillore e kreu në Smrekonicë, ndërsa të mesmen në Gjimnazin “Muharrem Bekteshi” në Vushtrri.

Ndërkaq, studimet universitare i kreu në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës.

Ai është inxhinier i diplomuar me përvojë 32 vjeçare në arsim, dhe aktualisht punon si mësimdhënës në SH.M.T. “Lutfi Musiqi” në Vushtrri.

Bejta ishte edhe kryetar i kuvendit të nëndegës Smrekonicë, anëtar i kryesisë qendrore  të LDK-së nga dega në Vushtrri në dy mandate, deri në vitin 2007 kur dha dorëheqje të parevokueshme për shkak të konfrontimeve dhe politikave.

Ka qenë bashkëpunëtor civilo-ushtarak gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat