Letra e Macron për Kurtin, flet analisti Krasniqi: Franca kërkon që të bëjmë përparime në dialog

Politika

Letra e Macron për Kurtin, flet analisti Krasniqi: Franca kërkon që të bëjmë përparime në dialog

Nga: N. H Më: 4 prill 2021 Në ora: 23:07
Albin Kurti dhe Emmanuel Macron

I pari i Francës, Emmanuel Macron përmes një letre dërguar ditë më parë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar këtë të fundit për postin, dhe njëherit ka kërkuar që të mos e ndërpresë dialogun me Serbinë.

Macron ndër të tjera në letrën e tij për të diskutuar në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi ka ftuar Kurtin për një vizitë zyrtare në Francë.

“Ju dërgoj përshëndetjet e mia të sinqerta për formimin e Qeverisë suaj dhe urimin tim për sukses të plotë në kryerjen e detyrave tuaja si Kryeministër i Republikës së Kosovës”.

Kurse, presidenti Macron ka vlerësuar se në vitet e fundit është bërë një përparim i rëndësishëm në dialogun me Serbinë. Ai në letrën e tij, ka shkruar se shpreson që Kurti ta vazhdojë dialogun, duke i ofruar mbështetjen e Francës.

E, lidhur me këtë letër të presidentit Macron drejtuar të parit të Qeverisë së Kosovës, ka folur njohësi i zhvillimeve politike në vend.

Analisti politik, Islam Krasniqi, ka thënë se presidenti Makron ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të vazhdohet dialogu me Serbinë.

Image
Islam Krasniqi

“Në letrën e presidentit Macron të cilën ia dërgoi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kërkoi që të vazhdohet dialogu me ndërmjetësimin e BE-së deri në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirës, mirëpo edhe pse presidenti Macron së ka përmendur njohjen reciproke ajo tashmë është e ditur sepse është kusht njohja edhe nga BE-ja që pa njohjen e Kosovës s’mund të vazhdojë rrugën drejtë BE-së Serbia. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë synim mbylljen e bisedimeve më njohje reciproke të cilët para pak ditësh i kërkojë Presidentit Serbe që të njohin shtetin e Kosovës e që edhe qëllimi i tyre është përfundimi i këtij projekti të projektuar nga vetë SHBA-ja”, ka thënë Krasniqi për “Bota sot”.

Tutje, duke e komentuar letrën e presidentit Macron, analisti Krasniqi shprehet se Franca është duke kërkuar që Kosova dhe Serbia të bëjnë përparime në dialog.

“Franca kërkon që të bëjmë përparime në dialog, pasi që disa nga vendet e BE-së në mesin e tyre edhe Franca duan që Serbia t’i bashkohet shtëpisë së madhe, e nuk duan me probleme të fusin brenda siç i kishte ndodhur më parë me disa shtete tjera të cilat u vendosen nën ombrellën e BE-së, dhe s’ka marrëveshje përfundimtare pa njohje reciproke gjë që nuk është për t’u shqetësuar aspak letra e Presidentit Francezë”, ka deklaruar analisti politik, Islam Krasniqi, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat