LDK qëndroi në sallë kur u votua presidentja, analisti: Ja çfarë duhet të bëjë për të fituar simpatinë e qytetarëve

Politika

LDK qëndroi në sallë kur u votua presidentja, analisti: Ja çfarë duhet të bëjë për të fituar simpatinë e qytetarëve

Nga: A.SH Më: 5 prill 2021 Në ora: 17:46
LDK

Dje Kosova ka votuar për presidentin e vednit. Vjosa Osmani me 71 vota u zgjpdh Presidente e Kosovës.

Për votimin e saj përveç LVV-së, në seancë qëndruan edhe Lidhje Demokratike e Kosovës.

Opinionisti Adem Bytyçi ka komentuar, qëndrimin e LDK-së, duke thënë se kanë filluar të këndellen politikisht.

Sipas tij, nga LDK duhet të largohen tre deputetët sepse partisë do t’i sjellin shumë të këqija, në rrugën e saj drejt fitoreve të reja në konkurrencë me subjektet tjera politike, që një ditë të fitojë zgjedhjet për ta qeverisur vendin.

“Për të arritur normalitetin në konsolidimin e rradhëve të saj, për të fituar sa më shumë simpatinë e qytetarëve i duhet të gjejë mēnyrën për t'i larguar edhe tre deputet të saj, të cilët kanë treguar se te ta më shumë dominon urrejtje dhe inati se sa arsyeja. Në qoftë se këta tre deputet të kësaj partie nuk largohen sa më parë nga partia, partisë do t'i sjellin shumë të këqija, në rrugën e saj drejt fitoreve të reja në konkurrencë me subjektet tjera politike, që një ditë të fitojë zgjedhjet për ta qeverisur vendin. Se cilët janë ata tre deputet që duhet të largohen nga kjo parti si të pabinshëm, këtë e di kryesia e kësaj partie, por edhe qytetarët e Kosovës i kanë identifikuar në kohën e fundit”, ka thënë Bytyçi për “Bota sot”.

Tutje ka thënë se, LDK është një aset i rëndësishëm por që duhet të pastrohet definitivisht nga individët.

“LDK-ja, si parti politike në mesin e partive tjera gjithashtu politike, mbetet një aset i rëndësishëm kombëtar dhe shtetëror po të jetë në gjendje që të pastrohet definitivisht nga individët, të cilët për inate dhe intresa të tyre puro personale dhe puro partiake janë në gjendje të veprojnë edhe kundër interesave shtetërore dhe interesave të qytetarëve të Kosovës.

Kjo është shpërfaqur më së miri në rastin e zgjedhjës së zonj.Vjosa Osmanit Presidente e Kosovës. Pjesëmarrja e LDK-së, dhe sigurimi i kuorumit në seancën e Parlamentit, në të cilën zonj.Vjosa Osmani, u zgjedh Presidente e Republikës së Kosovës, tregon se LDK‐ja, është parti konstitucionaliste në dallim nga partitë tjera, të cilat e bojkotuan këtë seancë dhe donin ta dërgonin vendin në zgjedhje të parakohshme në një krizë të rëndë ekonomike, politike dhe institucionale”, përfundon Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat