Vendimi i Albulena Haxhiut/ “Po dridhen themelet e klanit Pronto”, Mehmeti paralajmëron arrestime

Politika

Vendimi i Albulena Haxhiut/ “Po dridhen themelet e klanit Pronto”, Mehmeti paralajmëron arrestime

Nga: D.RR Më: 6 prill 2021 Në ora: 19:07
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se kanë proceduar në Qeveri, koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Haxhiu këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook.

“Sapo finalizuam dhe e proceduam në Qeveri koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili i hap rrugë hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme”, ka shkruar Haxhiu.

E lidhur me këtë, për “Bota sot” ka folur analisti politik, Faton Mehmeti. 

Ai thotë se me këtë vendim të Haxhiut po dridhen themelet e klanit “Pronto”, teksa thotë se shteti ka nisur të lëviz drejt së drejtës dhe është hapi i parë nga çlirimi i bandave të krimit që sipas tij kanë rrënjë edhe në politikë. 

“Po dridhen themelet e klanit "Pronto" dhe të gjithë atyre që për 20 vjet kanë zhvatur këtë vend. Ka nisur të lëviz shteti i së drejtës, me kokat e krimit që po e ndjenjë se fundi i tyre ka ardhur. Projekt dokumenti për konfiskimin e pasurisë së paligjshme është hapi i parë që Kosova të çlirohet nga bandat e krimit të organizuar më rrënjë edhe në politikë”, tha ai. 

Mehmeti thotë se edhe liberalzimi i vizave do të ndodh si shkak i këtij vendimi të ministres Haxhiu, ndërsa paralajmëron edhe arrestime. 

“Ky është hapi i parë që vendi të frymojë lirshëm, me këtë rast edhe liberalizimi i vizave do të ndodh. Krahas saj duhet edhe vetting në drejtësi, me prokurorët dhe gjykatësit që i kanë shërbyer politikës e që duhet pastrohen. Pas kësaj mund të ketë arrestime të të gjithë atyre që e kanë vjedhur shtetin dhe pasuria t'u kthehet qytetarëve të vendit”, u shpreh Mehmeti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat