“Me Albinin dhe Vjosën merr fund ëndrra e Vuçiqit”, ja pse është në siklet presidenti serb

Politika

“Me Albinin dhe Vjosën merr fund ëndrra e Vuçiqit”, ja pse është në siklet presidenti serb

Nga: P.R Më: 6 prill 2021 Në ora: 21:52
Aleksandër Vuçiq

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme e ka pranuar detyrën me ceremoni shtetërore.

Ajo ka parakaluar në tepihun e kuq dhe pranë togut ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës, derisa ka marrë detyrën nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Osmani e mori detyrën e presidentes vetëm pak ditë pasi aleati kryesor i saj me të cilin fituan zgjedhjet, Albin Kurti, mori detyrën e kryeministrit të vendit.

E ardhjen e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në krye të institucioneve shtetërore, analisti politik Faton Mehmeti, e cilëson lajm të madh për të ardhmen e Kosovës.

Image
Faton Mehmeti

Madje ai thotë se me dyshen Osmani dhe Kurti, merr fund edhe ëndrra e Serbisë për ndryshim kufijsh.

“Me Albinin dhe Vjosën merr fund ëndrra e Vuçiqit për ndryshim kufijsh, pazaret më nuk do të jenë në tavolinë. Prandaj edhe qeveria dhe presidenca në Beograd nuk e ka pritur mirë ardhjen e Vjosës dhe Albinit në krye të shtetit”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, dialogu me Serbinë nuk do të filloj edhe këtë vit, pasi ai edhe nuk konsiderohet temë me prioritet edhe për kryeministrin, Albin Kurti.

“Tanimë bisedimet do të jenë më ndryshime, Kosova do të jetë më dinjitoze në këto bisedime. Besoj se edhe Albini dhe Vjosa do të jenë pjesë e bisedimeve, edhe pse ato nuk besoj se do nisin këtë vit. Është e rruges që kur të vjen koha për bisedime të jenë të dy, pasi janë njerëzit më të votuar të qytetarëve, e rrjedhimisht e kanë përgjegjësinë dhe besimin”, thekson Mehmeti për “Bota sot”.

Për fund, ai ka treguar edhe arsyen pse presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është në siklet.

“Vuçiqi ndjehet në siklet që nuk e ka më Hashimin për pazare, por Vjosën për dinjitet të Kosovës”, përfundon analisti politik, Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat