Trondit eksperti i sigurisë, tregon si u formua SHIK-u në Shqipëri, dhe pse nuk po guxojnë të flasin anëtarët e LDK-së prej tyre

Politika

Trondit eksperti i sigurisë, tregon si u formua SHIK-u në Shqipëri, dhe pse nuk po guxojnë të flasin anëtarët e LDK-së prej tyre

Nga: N.Sh Më: 7 prill 2021 Në ora: 17:06
Ilustrim

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava ka folur për Kosovën e pasluftës, çlirimin nga okupatori serb, krijimin e SHIK-ut ilegal që sipas tij u krijua në Shqipëri dhe vrasjet që iu bënë aktivistëve të LDK-së.

Tërnava shprehet se, situata e pasluftës dhe optimizmi i popullatës se pasi u çliruam, Kosova shpejt do të zhvillohet dhe do e arrij nivelin e vendeve më të zhvilluara të Evropës, sikur që janë Zvicra, Gjermania etj, shpejt u demantua, prandaj ndodhi dështimi i plotë i drejtësisë se manipuluar nga SHIK-u ilegal në Kosovë, jo vetëm në periudhën e administrimit ndërkombëtar, por me theks të veçantë në këto 13 vjet pas shpalljes së pavarësisë, sepse në pushtet në këto kohëra erdhën njerëz me të kaluar të tejkriminalizuar, e që ishin pjesëmarrës në luftërat që u bënë për çlirimin e Kosovës.

“Këta njerëz, gjatë luftës me ndihmën e shtetit të Shqipërisë arritën që ta krijojnë SHIK-un ilegal, dhe me veprimet kriminale sikur që ishin vrasjet e shumta të aktivistëve, kryesisht të LDK-së, anëtarëve të kësaj partie ua futën frikën deri në palcë. Sot e asaj dite, këta të njëjtit e LDK-së, më nuk guxojnë t’iu kundërvihen e disa prej tyre u bënë marioneta të SHIK-it brenda LDK-së. Në qeverisjet e “komandantëve” që i bënin gabimet e tyre, askush nuk guxonte të vepronte kundër tyre sepse e dinin çfarë i priste enda pa gdhirë mëngjesi! “Komandantët” që rrihnin gjokset se kinse ata vet e kanë çliruar Kosovën, i ndërmorën veprimet e frikshme fillimisht në QPK, që të gjitha postet e institucioneve shtetërore i emëruan njerëz të dëgjueshëm të tyre që kishin për detyrë të jenë të dëgjueshëm dhe tua kryejnë detyrat e të mëdhenjve që i kanë emërua në ato poste të larta për të cilat u paguan tepër mirë”, thotë Tërnava, shkruan gazeta “Bota sot”.

Sipas tij, ata i kishin privilegjet tjera të punësimeve të familjarëve të tyre, por edhe emëroheshin nëpër borde tjera ku për një muaj kishte të tille që i merrnin edhe nga 2-12 rroga, dhe në këtë mënyrë u pasuruan skajshmërisht!

“Prandaj tani jo rastësisht e për këto arsye dhe shkaqe po dorëzohet përfundimisht prokuroria e shtetit dhe rreth 200 prokurorët e instrumentalizuar nga mafiopolitie në pushtet, para krimit të organizuar që e ka kapur shtetin e sidomos Prokuroria Speciale e Kosovës-kompetente me ligj për luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar të nivelit të lartë, që në vend të ndjekjes dhe hetimit serioz, duke angazhuar të gjithë mekanizmat e shtetit e duke e përdor të gjitha format e hetimeve të lejuara e përcaktuara nga ligji, ata për 10-12 vite rresht nga zyrat e tyre në Prokurorinë e shtetit po ua bëjnë avokatinë dhe mbrojtjen zyrtarëve të inkriminuar e të kriminalizuar që mbajnë pozita të larta nëpër komuna, nëpër ministritë respektive të qeverisë së inkriminuar dhe deri edhe në ish-presidencë gjatë pesë viteve të shkuara 2016-2020 kur gjithçka e keqe kishte eskaluar”, deklaron ai.

Image
Hajrullah Tërnava

Tërnava tutje shprehet se, falë këtyre njerëzve të kriminalizuar nëpër këto institucione të drejtësisë dhe të tjera, nëpër sirtarët e gjyqeve dhe prokurorive tani ka me qindra lëndë që me vite nuk gjykohen e shumë nga to tani edhe vjetërsohen.

“Ky lloj bojkotimi dhe sabotimi i qëllimshëm i punës së prokurorisë, dhe prokurorët e dëgjueshëm e të nënshtruar 100% ndaj krimo-politikës në pushtet brenda sistemit të gjertanishëm, vjen për pasojë të ndikimit të politikës së inkriminuar, duke filluar nga kryetar komunash, pra nivelin komunal e për t’u ngjitur shkallë-shkallë deri në nivelin qendror. Qeverisja e kaluar, Presidenca dhe Kuvendi, dhe dikasteret ministrore, kanë shërbyer si çerdhe të krimit të organizuar e korrupsionit galopant. Deri më tani, që 13 vite e këndej në pushtet ishin ata që e krijuan këtë gjendje të rëndë të kriminalizuar në të gjitha institucionet e kapura të shtetit. Por tani kur në pushtet është Qeveria Kurti 2 e cila i fitoi votat bindshëm me më shumë 50%, që në të kaluarën askush nga partitë nuk i kanë fitua kurrë në këtë sasi të lartë votat, vetëm sepse Albini elektoratit i premtonte ligjshmëri dhe luftimin e të gjitha të këqijave, dhe perspektivë për ardhmëri të popullit, e sidomos atyre që janë të papunësuar”, potencon ai.

Ai shprehet se, kjo Qeveri tani do të filloj t’i luftoj të këqijat e deritashme, dhe të tentoj ta bindë elektoratin e saje se nuk ishin ato fjalë të premtuara gjatë fushatës fjalë boshe, por për një kohë të shkurtër i duhet që detyrimisht t”i bëjë reformat e ndryshme nëpër institucionet e shtetit, dhe ata njerëz që vijnë në ato poste të jenë të përkushtuar dhe të pastër, me etikë e profesioniste të cilët do t’iu përmbahen ligjeve dhe njëherë e përgjithmonë të jetësohen ligjet në Kosovë.

“Shpejt tani do vjen koha që të flitet me emra dhe mbiemra prokurorësh – avokate të krimit e korrupsionit, se kush nga kryeprokurorët dhe prokuroret po e sabotojnë hapur betejën ligjore e detyruese “antikorrupsion” në radhët e sistemit të drejtësisë respektivisht në rend të parë në Zyrën e Kryeprokurorit të Prokurorisë speciale (PSRK) sikur edhe nga prokurorët e lartë në Zyrën e Kryeprokurorit të shtetit. Koha e prokurorive speciale me që me njërën këmbë do ishin me mafio-politikën e korruptuar e lidhur me krimin e organizuar dhe nëntoken kriminale, e me tjetrën bëjnë gjumin e rehatshëm mbi dosjet e krimit të organizuar duke i bllokuar ato në zyrat e veta, ngase nuk e kishin vullnetin t’i hetonin për shume vite, tani iu ka kalua koha, sepse në ato vende të rëndësishme do të vijnë njerëz të tjerë të guximshëm e të shkolluar dhe me një të kaluar të pastër që do të punojnë vetëm në bazë të ligjeve të vendit si ligjzbatues”, thekson ai.

Sipas tij, tani mund të thuhet se ka ardhur koha e shpresës së vetme të qytetarëve të Kosovës, për vendosjen në vend të drejtësisë aktive, profesionale e të pavarur, të guximshme, njeë reformimim i premtuar nga kjo qeveri aktuale e posaformuar, duke u depolitizuar e pastruar plotësisht ky institucion tepër i rëndësishëm për shtetin, siç është Prokuroria e shtetit duke u inkurajuar e mbështetur përmes një thirrjeje të hapur nga Qeveria e Kosovës- nga Zyra e Kryeministrisë dhe nga ministritë respektive si ajo e Drejtësisë me një thirrje të përshtatshme në drejtim Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) që në fakt është një Mini-qeveri e Prokurorisë së shtetit, duke ftuar të gjithë prokurorët me vullnet, e të ndershëm, me etikë e integritet prej profesionistësh, që kanë kurajën e guximin për zbatimin e ligjit pa dallim, por që paraprakisht të vihen me shpatulla për muri zyrtarët e nivelit të lartë të korruptuar që po e shkatërrojnë shtetin e Kosovës për këto 13 vite rresht të pas pavarësisë.

“Ta kemi parasysh që paraprakisht duhet të miratohet dhe të jetësohet Ligji i Vettingut dhe ai i dekriminalizimit për të gjithë punonjësit e institucioneve shtetërore, dhe Qeveria e këtij shteti me veprimet e saja ta bindë këtë popull se po punon për të mirën e këtij vendi me kontributet evidente, e jo si deri më tani që kush ishte në hierarki të lartë të shtetit mendonin vetëm për përfitimet e tyre kriminale, prandaj për këtë arsye tani e kemi një gjendje të tillë të dëshpërimit të qytetarëve të Kosovës, e që u pa me këto zgjedhje të fundit që votën ja dhanë kësaj Qeverie në mënyre absolute nga dëshpërimi i keqqeverisjeve të tejkriminalizuara të deritashme!!!”, përfundon eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat