“Urrejtja patologjike e Ardian Kastratit” dhe shuarja e ëndrrave të tij!

Politika

“Urrejtja patologjike e Ardian Kastratit” dhe shuarja e ëndrrave të tij!

Nga: A.SH Më: 7 prill 2021 Në ora: 17:42
Ardian Kastrati

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ditën kur u zgjodh Vjosa Osmani presidente doli me një shkrim duke fyer dhe ofenduar atë. Ndaj gjuhës së tij ka pas reagime të shumta duke dënuar ashpër.

Analisti Adem Bytyçi ka komentuar gjuhën denigruese të deputetit Ardian Kastrati.

Sipas tij, deputeti që përmes PDK u kyç në politikë e ka karakterizuar urrejtja patologjike ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

“Ky profesor universiteti i paedukatë në një shkrim të tij skandaloz, pa fije turpi i fyen nënat, motrat dhe intelektualët shqiptarë me shprehje rrugaçi. Prej se është kyç në politikë përmes PDK-së, çdo prononcim të tij e ka karakterizuar urrejtja patologjike ndaj kundërshtarëve të tij politikë”, ka thënë Bytyçi për “Bota sot”.

Tutje thotë se, se Kastratit iu shua ëndrra që nuk arriti ndonjë post sepse partia e tij humbi zgjedhjet.

“Edhe më parë kam shkruar për pseudo profesori, pseudo pedagogu duke i thënë se fakultetin nuk e kishte lëshuar për t'u kyç në politikë për t'i shërbyer vendit, por për puro interesa të tija meskine, kjo u vërtetua pasi partia e tij i humbi thellë zgjedhjet e fundit dhe ky i frustruar që nuk arriti ndonjë post të cilin e kishte ëndërruar dhe për të cilin ishte kyç në politikë, si i tërbuar fillojë për ta fyer edhe Presidenten e po sa zgjedhur të Republikës zonja Vjosa Osmani Sadriu”, shprehet Bytyçi.

Në fund ai bën thirrje që studentët ta bojkotojnë, sepse ky nuk edukon, por vetëm i deformon gjeneratat.

“Tani, nuk po zgjas më shumë, por besoj ta bojkotojnë studentët e tij, duke e nxjerr zvarrë nga ligjëratat, sepse ky nuk edukon, por vetëm i deformon gjeneratat, është turp për një Universitet të ketë në mesin e tij këso kuadrosh pa edukatë njerëzore dhe me një kulturë tipike anadollake”, përfundon Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat