Tërnava për kërcënimet: Mund vijnë nga këto dy çështje

Politika

Tërnava për kërcënimet: Mund vijnë nga këto dy çështje

Më: 7 prill 2021 Në ora: 23:00
Hajrullah Tërnava

Kosova herë pas here është përballur me kriza të shumta.

 Që nga paslufta në Kosovë mbretëronin situata të ndryshme, në të cilat qytetarët ndiheshin të rrezikuar për jetën e tyre.

Një rast i ngjashëm ishte edhe të martën, ku qytetarët u shqetësuan nga prania e Policisë së Kosovës, të cilët kontrollonin veturat, që hynin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, ka hedhur dy hipoteza në rastin e zhvillimeve të ndodhur në QKUK.

Hipoteza e parë sipas Tërnavës është pakënaqësia e qyrktarëve me shërbimet e stafit spitalor të kësaj klinike, pasi që janë rritur numër të prekurve më Covid19.

“Me ndërrimin e qeverisë Hoti dhe me fillimin e Qeverise Kurti 2, në këtë gjendje të pandemisë kur është përhapur ky infeksion i virusit Covid 19, dhe është shtuar dukshëm numri i të sëmurave dhe të vdekurve. Tani kur spitalet nuk po i zënë të sëmurit, me një fjalë nuk po ka vende për të sëmurit, tani është mjaftë problematike si të menaxhohet kjo situate dhe si te zgjidhet ky problem. Tani kur këtij halli-derti i shtohet që gjatë ditës të martë ka pasur kërcënime për sulme në spitale në Kosovë, që ka bërë që të aktivizohet policia e Kosovës dhe të shtojë sigurinë̈ rreth spitaleve dhe të bëjë kontrolle të shumta të automjeteve. Nëse këto kërcënime ishin të drejtuara mjekeve apo spitaleve për çështje që nuk po janë ekspeditiv-efektiv apo të suksesshëm në kryerjen e detyrave të mjekeve dhe personelit mjekësor në përgjithësi, këto kërcënime mund të jenë si reagim nga mllefi i qytetarëve të pakënaqur, dhe është e kuptueshme se niveli i sigurisë i policisë duhet të ngritët në nivele më të larta, dhe te shtohet numri i policëve në ato vende ku është shfaq pakënaqësia, dhe në qoftë se tregohet nevoja edhe të dyfishohen numri i policëve”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Hipoteza e dytë është, pakënaqësitë e kundërshtarëve politikë ndaj partisë që po e udhëheq vendin.

“Mos të harrojmë se në këto reagime të qytetarëve mund të kenë gisht edhe qytetar të elektoratit të partive tjera e që duan t`i arrijnë qëllimet e tyre politike për ta devalvuar ketë Qeveri të re Kurti 2, e që janë marrë detyra nga shefat e partive që i kanë humbur zgjedhjet, tani ata e kanë për detyrë që të punojnë në devalvimin e kësaj Qeverie dhe popullin ta bindin se kjo qeveri nuk është e aftë ta menaxhojë situatën e shëndetësisë në këtë kohë të kësaj pandemie dhe qysh nga fillimi t’i demantojnë ato premtime që Qeveria Kurti 2 i ka premtuar popullit, me një fjalë po zhvillohet luftë speciale ndaj kësaj qeverie”, ka vlerësuar Tërnava.

Më tej, ai ka shtuar se nuk duhet të bëhet nënvlerësimi i kësaj situate nga institucionet e sigurisë, ata duhet të jenë vigjilent të këtë rast dhe në ato raste ku paraqiten rreziqet të ndërmarrin të gjitha masat e intervenimit ligjor.

“Tani nëse japim vlerësime për çështjen e sigurisë dhe kemi të dhëna se ka kërcënime për sulme ne spitalet në Kosovë, nuk mund të jemi të qetë dhe ta nënvlerësojmë këtë situatë, por duhet të jemi vigjilent qysh nga qytetaret e deri te stafi mjekësorë dhe ta përballojmë këtë gjendje të kësaj pandemie, dhe ta bindim popullin se ditët më të mira për qytetaret e vendit tonë po vijnë, sepse po punohet edhe për porositjen dhe kontraktimin e vaksinave për shërimin e të infektuarve dhe atyre ne preventive, dhe nuk duhet të përhapen çështjet e tilla të infeksionit dhe opinioni të përfshihet në panik sepse një gjendje e tillë si ndihmon askujt dhe paralajmërimet që nga paniku të sulmohen institucionet e shëndetësisë nuk kanë vend, sepse me këtë vetëm përkeqësohet gjendja shëndetësore e të gjithë qytetarëve dhe infeksioni mund të përhapet në përmasa shumë më të mëdha nëpër tubime të popullit nëse ndodhin ato. Organet e sigurisë duhen t`i kryejnë detyrat e tyre permanente dhe të jenë të pranishëm në të gjitha ato vende ku gjenden qytetaret dhe nisë vërejnë situata të përkeqësimit apo të sulmeve, t’i ndërmarrin të gjitha masat e intervenimit ligjor dhe t’i procedojnë në institucionet e përndjekjeve të drejtësisë sikur që janë gjykatat, prokuroritë dhe nëse ka sulme apo kundërshtime të tilla, ta përdorin edhe forcën fizike dhe paraburgimet deri sa gjendjen ta sjellin në normalitet”, ka përfunduar  Hajrullah Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat