Rreziku për PDK-në në zgjedhjet e ardhshme, kjo figurë duhet të jetë në krye të partisë

Politika

Rreziku për PDK-në në zgjedhjet e ardhshme, kjo figurë duhet të jetë në krye të partisë

Nga: A.M. Më: 9 prill 2021 Në ora: 16:07
Enver Hoxhaj

Zgjedhjet e 14 shkurtit ishin sfidë për partitë politike të cilat kanë qenë në pushtet që nga paslufta.

 E tillë ka qenë edhe për Partinë Demokratike të Kosovës.

E cila për momentin është duke u udhëhequr nga Enver Hoxhaj.

Por, ka zëra brenda partisë që kanë kërkuar dorëheqjen e Hoxhajt.

Opinionisti politik, Adem Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot”, ka kritikuar Hoxhajn rreth retorikës së tij politike, gjatë fushatës  si dhe gjatë zhvillimeve të fundit politike.

Bytyçi ka thënë se Hoxhaj duhet ta ketë fatin e ish Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës.

“Ekzistojnë shumë faktor dhe rrethana të cilat kanë influencuar në humbjen e zgjedhje të fundit të parakohshme të kësaj partie, por shkaku kryesor pa dyshim është gjuha shumë e ashpër e Kryetarit ,u.d. të këtij subjekti z. Enver Hoxhaj, kundër kundërshtarëve politikë të tij gjatë fushatës para zgjedhore në zgjedhjet e fundit të përkohshme. Hoxhaj , në vend që në fushatë parazgjedhore të afronte alternativa se si qeverisej vendi më mirë, merrej me retorikë boshe pulitke kundër kundërshtarëve politike të tij, duke u marrë me një histori krejtësisht të parëndësishme të tyre në të kaluarën.

Edhe bojkoti i seancës së fundit të Parlamentit nga Hoxhaj , në të cilën zgjidhej Presidenti/a e Republikës, dhe diskutimi skandaloz i Enver Hoxhaj, në këtë seancë kundër kundërshtarëve të tij politikë para korit diplomatik e ka dëmtuar rëndë imazhin e partisë së Hoxhës PDK-së. Hoxhaj  e ka patur të pamundur për t'i kontrolluar dhe Gjykuar drejtë këto veprime të dëmshme për partinë e tij, për shkak  të etheve nga humbja e thellë e partisë tij në zgjedhjet e fundit të parakohshme. Për ta marrë vetën PDK-ja, dhe për ta rikthyer imazhin dhe përkrahjen qytetare që e kishte dikur, para se gjithash Hoxhaj, duhet ta këtë fatin e ish Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, të shkarkohet nga të gjitha funksionet e partisë", ka potencuar ai për Bota sot".

Gjithashtu, Bytyçi ka përmendur një figurë të PDK-së që duhet të udhëheq këtë parti.

“Në Krye të parisë të zgjidhet Bedri Hamza një figurë politike shumë karizmatike dhe shumë e respektuar nga opinioni.  Hamza si Kryetar i ardhshëm i PDK-së, duhej t'i dëgjojë këshillat e Arsim Bajramit dhe assesi të Enver Hixhaj, nëse mendon për t'ia rikthyer reputacionin dhe përkrahjen qytetare, të cilën e kishte dikur ky subjekt politik. Natyrisht se Bedri Hamza, pasi të vije në krye të partisë ,partinë do duhej ta lironte nga të gjithë bashkëpartiakët e tij të korruptuar, në të kundërtën e kësaj, Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme nacionale kurdo që të mbahen ato, do ta këtë të vështirë për ta kaluar pragun zgjedhor!”, ka përfunduar Bytyçi për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat