Kritikat e Kurtit për vizitën në Shqipëri, analisti tregon arsyen, përmend edhe Ramën

Politika

Kritikat e Kurtit për vizitën në Shqipëri, analisti tregon arsyen, përmend edhe Ramën

Nga: M.H. Më: 12 prill 2021 Në ora: 21:27
Albin Kurti

Zgjedhjet në Shqipëri do të mbahen më 25 prill dhe natyrisht fushtatat nga partitë politike po vazhdojnë të jenë prezente.

Në këto zgjedhje kësaj radhe kandidatë për deputetë për Kuvendin e Shqipërisë janë tre emra nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kandidimi i tyre ka bërë që përkrahja e Kurtit të mos mungojë, mirëpo e njëjta po kritikohet me pretekstin që Kurti po ndërhyn në punët e brendshme në Shqipëri.

Në lidhje me këtë temë, analisti politik Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që këto kritika ndaj Kurtit janë të padrejta sepse kemi rastin e Ramës, i cili ka qenë në Prizren në kohën kur PDK ka konkuruar në zgjedhjet në Kosovë.

Image
Faton Mehmeti

Sipas analistit duke qenë një komb, atëherë ekziston e drejta për të hapur degët partitë politike në varësi të mbështetjes popullore që ka.

“Është e padrejtë që Kurti të kritikohet për këtë çështje, mos të harrojmë se edhe Edi Rama ka ardhur në Prizren në kohën kur PDK konkuronte në zgjedhjet e mëhershme në Kosovë. Për më tepër Albini nuk po mbështet asnjë kandidatë rival të Ramës por të Levizjës që ka krijuar në Shqipëri. Besoj kjo është e drejtë, ashtu siç do të ishte e drejtë që edhe PD apo PS të krijonin degët e saj në Kosovë dhe të konkurronin. Duke qenë një komb është e drejtë që në të dyja anët e kufirit partitë të hapin degët e saj, pastaj varet nga mbështetja popullore që do e ketë”, u shpreh analisti.

Mehmeti thotë se me këto sulme po mundohen ta dobësojnë Kurtin dhe t'ia vënë në pikëpytje zotimet e tij.

Mirëpo sipas tij, Kurti duhet të kritohet kur nuk mban premtimet që ka dhënë për vendin dhe jo për zgjedhjet në Shqipëri.

Me sulme të tilla synohet të goditet Kurti, këto janë goditje nën brez, në sensin që s’duhet të bëhet ngase nuk kanë të bëjnë me zotimet që Kurti ka dhënë dhe po i shkel. Kurit duhet kritikohet nëse nuk mban premtimet që ka dhënë për luftim të krimit, korrupsionit, për punimin etj, por jo për zgjedhjet në Shqipëri”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat