“Deklaratë skandaloze e Tërmkollit”, Mehmeti thotë se është i turpshëm krahasimi i Serbisë me Shqipërinë

Politika

“Deklaratë skandaloze e Tërmkollit”, Mehmeti thotë se është i turpshëm krahasimi i Serbisë me Shqipërinë

Nga: D.RR Më: 12 prill 2021 Në ora: 22:13
Mefail Bajqinovci dhe Albin Kurti

Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka thënë se kreu i Qeverisë, Albin Kurti me partinë e tij duke marrë pjesë në zgjedhjet në Shqipëri, po veprojnë njejtë si Lista Serbe në Kosovë. 

Lidhur me këtë, analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Tërmkolli është një grindavece dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje. Sipas tij, nuk e ndalon as ligji dhe as ana kombëtare që secila parti politike t’i hap degët e saja edhe në Shqipëri. 

“Nuk besoj se duhet me i kushtu shumë vëmendje çfarë thotë Melihate Tërmkolli, e cila s’ka asnjë peshë politike, për më tepër është natyrë grindavece. Melihatja s'di çfarë flet, ajo kurrë s’ka qenë politikane e mirë, dhe si e tillë ka mbetur. Ne jemi një komb dhe secila parti politike në Kosovë apo Shqipëri ka të drejtë të hap degët e saja kudo në trojet shqiptare, këtë nuk ndalon as ligji dhe as ana kombëtare”, ka thënë Mehmeti. 

Ai e quan skandaloze deklaratën e Tërmkollit dhe thotë se është e turpshme të krahasosh Serbinë dhe Shqipërinë me të njëjtin orientim.  

“Albini duhet kritikohet për ato që ka premtuar nëse nuk i mban, por jo për zgjedhjet në Shqipëri. për me tepër Albini s’po bën fushatë me para të Kosovës, në këtë logjikë nuk shoh asgjë të keqe. Është e turpshme të krahasosh Serbinë dhe Shqipërinë me të njëjtin orientim, ky është skandal që veç një njeri i papërgjegjshëm mund ta thotë. Për mua , asgjë s’më befason çfarë vjen nga Melihatja, është e dështuar, i ka humb rruga në oborr dhe s’di çfarë flet”, ka theksuar Mehmeti për “Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat