Bytyçi: Kritikat ndaj Qeverisë Kurti, janë të motivuara politikisht

Politika

Bytyçi: Kritikat ndaj Qeverisë Kurti, janë të motivuara politikisht

Nga: A.SH Më: 12 prill 2021 Në ora: 22:41
Albin Kurti

Gjatë vikendit kryeminsitri Albin Kurti qëndroi për vizitë në Shqipëri.

Atje ai shprehu mbështetjen për kandidatët e VV-së, të cilët garojnë për deputetë në zgjedhjet në Shqipëri.

Por vizita e tij ka marrë shumë kritika në Kosovë.

Adem Bytyçi në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar këtë duke thënë se, masat të cilat janë marrë nga Qeveria Kurti duhet të respektohen, me qëllim të reduktimit të numrit të infektimeve të qytetarëve nga Covid-19.

“Po të respektoheshin masat e kufizimi i qarkullimit të qeverisë aktuale, nuk do duhej që aq shumë qytetarë të Kosovës, në fundjavë të vërshonin Shqipërinë. Qeveria Kurti, masat e izolimit i ka ndërmarr me qëllim reduktimit të numrit të infektimeve të qytetarëve nga Covid-19, dhe jo për ndonjë qëllim tjetër”, ka thënë Bytyçi.

Sipas tij, të gjitha kritikat që vijnë në drejtim të Qeverisë Kurti, janë të motivuara politikisht nga partitë opozitare si pasojë e humbjeve të thella të zgjedhjeve të fundit të parakohshme.

“Kritikat ndaj Qeverisë Kurti dhe ndaj vetë Kryeministri Kurti, janë të motivuara politikisht nga partitë opozitare si pasojë e humbjeve të thella të zgjedhjeve të fundit të parakohshme. Të kritikohet një Qeveri, që ndërmerr masa për të mbrojtur jetën e qytetarëve të saj nga një pandemi vdekjeprurëse nuk ka asnjë kuptim tjetër përveçse urrejtje për motive politike”, përfundon Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat