Vjen kundërpërgjigjja ndaj partive opozitare: Kryeministri Kurti nuk e ka shkopin magjik për zgjidhjen e problemeve

Politika

Vjen kundërpërgjigjja ndaj partive opozitare: Kryeministri Kurti nuk e ka shkopin magjik për zgjidhjen e problemeve

Nga: A.Morina Më: 13 prill 2021 Në ora: 15:49
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë cak i kritikave dhe sulmeve nga partitë opozitare, për shkak të vizitës së tij dhe përkrahjes së kandidatëve për deputetë të VV-së, në Shqipëri.

Megjithatë, kryeministri Kurti i ka injoruar të gjitha kritikat që kanë ardhur në drejtim të tij, nga ana e opozitës.

Madje, derisa partitë kundërshtare lëshonin akuza dhe kritika ndaj tij, kryeministri njoftoi se ai me kabinetin e tij qeverisës kishin hartuar planin qeverisës.

Kurse, njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka folur për temën e shumë përfolur, vizitën e kryeministrit Kurti në Shqipërinë dhe përkrahjen e tij për kandidatët deputetë.

Islami tha së këtë çështje duhet parë edhe nga një kënd tjetër, atë të aktit moral dhe jo vetëm nga pikëpamja kritike.

Image
Analisti politik, Islam Krasniqi

“Nuk është e pëlqyer që kryeministri Kurti të shkojë në Shqipëri dhe t'i përkrah ndonjë parti politike, por mos të harrojmë së nëse e shikojmë nga një kënd tjetër është akt moral që të kontribuojnë sado pak në përzgjedhjen më të mirë, pasi që një shtet i fortë shqiptar mund të na fut nën ombrellën e saj duke na eliminuar çdo pengesë ndërkombëtare”, deklaroi ai.

Analisti tha se opozita po e akuzon kryeministrin Kurti, pasi ata mendojnë se ai e ka shkopin magjik për zgjidhjen e problemeve.

“Kurti ka vizituar shtetin shqiptar një herë apo dy mirëpo nuk ka pas nevojë të bëhet kaq zhurmë nga mediat e kontrolluara nga opozita, të cilat akuzojnë kryeministrin duke menduar së ai e ka shkopin magjik për zgjidhjen e problemit”, nënvizoi Krasniqi.

Në fund, ai potencoi se kryministri Kurti duhet të ketë kujdes dhe t’i ruaj raportet me Shqipërinë dhe të bashkëpunoj për pajisen e shtetasve kosovarë me dokumente të shtetit shqiptar.

“Kryeministri duhet të bëjë kujdes sepse nuk është lider partije por kryeministër dhe duhet t'i ruaj raportet me Shqipërin, jo të krijojë ndasi duke menduar së është më opozitën, por të bashkëpunoj duke gjetur një zgjidhje që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të pajisen me dokumente të shtetit shqiptar”, përfundoi Islam Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat