Pasuria milionëshe/ Ish-agjenti i SHIK-ut: Këto janë pistat kryesore që shteti duhet hetuar

Politika

Pasuria milionëshe/ Ish-agjenti i SHIK-ut: Këto janë pistat kryesore që shteti duhet hetuar

Nga: N.Sh Më: 13 prill 2021 Në ora: 16:33
Ilustrim

Qeveria e Kosovës, sot ka miratuar koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Pas kësaj, së shpejti pritet miratimi dhe zbatimi i Ligjit ku do të lejohet konfiskimi i pasurisë e cila vërtetohet se është bërë nga korrupsioni dhe nga krimi i organizuar.

Në lidhje me konfiskimin e pasurisë së paligjshme ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë s,e për t’u bërë ky ligj realitet, Qeveria e Kosovës duhet ta bëjë urgjentisht edhe pastrimin e prokurorisë se shtetit, policisë, gjyqësisë dhe AKI-së nga sekserët e instaluat te politikanëve të korruptuar të cilët në ato vende me rëndësi të veçantë shtetërore, sidomos në prokurori, polici, gjykata dhe AKI, kanë instaluar njerëzit që ua mbulojnë shpinën ose ua bëjnë avokatinë nga zyrat e shtetit, i ruajnë nga ndëshkimi i ligjit që edhe kur të akuzohen rastësisht, të ndikojnë të shkatërrohen provat qëllimisht dhe të dështon procesi.

Pra, sipas tij, duhet një VETING i përgjithshëm i përkrahur nga shteti Amerikan, Gjerman, Britanez që përbejnë boshtin e vërtetë të mbështetjes së Kosovës.

“Në thumb të hetuesisë duhet me qenë tri fondamentet kryesore të mafies, fillimisht lidhja e parë: Fondi 3% që duhet hetuar me gjithë Dardania Bankën ku përfunduan qindra miliona marka që ishin mbledh nga LDK-ja, e dyta është lidhja e Fondit Vendlindja Thërret ku po ashtu ishte fondi i luftës i LPK-së, ku qindra milion marka përfunduan në xhepat e bandës së Hashim Thaçit që luftën e përdori për t’u pasuruar vetë dhe familjet tyre. Shtylla e tretë e krimit të organizuar është AKM e cila duhet hetuar nga shitjet- faljet e pronave shtetërore ndaj bosëve politik dhe komandantëve të luftës, deri te loja me paratë që i ka pasur AKM dhe edhe sot dikush nga hija e terri përvetëson pandalshëm nga qindra miliona të mbledhur ndër vite”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, e njëjta linjë bëhet edhe me paratë e Trustit Pensional.

“Shitja e plaçkitja e dy dekadave deri edhe te shtimi i veteranëve të rrejshëm. Të gjitha këto duhet të jenë pista për hetim. Ka shumë vetëm duhet vendos ne vendet kyçe njerëz të guximshëm e jo partiak por të drejtë, neutral që e shikojnë vetëm ligjin çka thotë e jo çka thonë liderët politik e bosët e nëntokës. Duhet vetëm guxim dhe vullnet për ta implementuar ligjin ku edhe pasuria e atyre që e kanë vjedh mbi dy dekada, pasurinë e shtetit dhe të popullit, të ju konfiskohet menjëherë dhe ti kthehet shtetit. Asnjë nga politikanët tanë dhe nga disa ish komandantë tanë të luftës nuk janë bërë multi milionerë se kanë trashëguar pasuri nga prindit as loto nuk kanë fituar, nuk janë pasuruar as me BITCOIN para virtuale, por janë stërpasuruar nga vjedhjet e parasë dhe pasuritë e shtetit e të popullit me disa dhjetëra miliarda euro”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat