E kundërshtoi Rusinë e Serbinë, analisti nga Shqipëria: Gjest dinjitoz i Donika Gërvallës

Politika

E kundërshtoi Rusinë e Serbinë, analisti nga Shqipëria: Gjest dinjitoz i Donika Gërvallës

Nga: A.Z Më: 13 prill 2021 Në ora: 21:31
Donika Gërvalla

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua për Kosovën, ishte ndërprerë për pak çaste, por ka vazhduar pas një pauze të shkurtër.

Përfaqësuesi i Rusisë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka kërkuar që ministrja Donika Gërvalla ta heqë flamurin e Kosovës në prapavijë të saj, por përkundër insistimit të Rusisë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, dhe me ç’rast është ndërprerë edhe seanca.

Lidhur me këtë analisti Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se mos heqja e flamurit nga Gërvalla është gjest dinjitoz, përballë presionit rus që provokojnë gjithmonë.

“Nëse ministra Gërvalla nuk e ka hequr flamurin e Kosovës edhe përkundër presionit të përfaqësuesit rus, kjo është për tu përshëndetur si një gjest dinjitoz në Këshillin e sigurimit. Diplomatët rusë provokojnë si gjithmonë, por reagimi i palës shqiptare vihet në provë dhe tregon dinjitet si në rastin në fjalë", tha Shahu.

Më tej  theksoi se lojërat ndaj Kosovës do të vazhdojnë ende, por zyrtarët e Kosovës duhet tua bëjnë të qartë që operojnë barabarësi ndaj të gjitha shteteve tjera.

"Lojërat kundër Kosovës vazhdojnë e do të vazhdojnë nga diplomacia serbe e ruse e edhe mbase nga të tjerët, por zyrtarët e Kosovës duhet ta bëjnë të qartë se pranojnë vetëm barabarësi me të gjitha shtetet tjera. Dinjiteti i palës shqiptare në organizmat e ndryshme botërore është domosdoshmëri”, deklaroi Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat